Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe
Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.
Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit
është shprehur van Beurden.
Aktualisht “Shell” drejtohet nga një strukturë anglo-hollandeze me selinë qendrore dhe atë fiskale në Hollandë dhe një zyrë të regjistruar në Britani. Agjencia “Reuters” shkruan se një nga arsyet e lëvizjes është taksa e dividentit 15% që është në fuqi në Hollandë. Kompania ka lobuar që ajo të hiqet, kryeministri Rutte premtoi se do ta bënte, por më vonë u tërhoq si pasojë e regimit në opinionin publik.
Add new comment