reuters
Rritje të normave të interesit për të shmangur kolapsin e Euros
A ka gjasa që Euro të pësojë kolaps?
ShBA bëhet gazi i botës. Biden mbron tërheqjen si strategji, Reuters publikon bisedat e 23 korrikut
Ishte një vendim i mençur. Kështu u shpreh presidenti amerikn Joe Biden për vendimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, 24 orë pasi ushtari i fundit amerikan la vendin e okupuar në vitin 2001.
Vendimi nuk ka të bëjë me Afganistanin. Ka të bëjë me fundin e një ere të operacioneve të mëdha ushtarake për të rikrijuar vende të tjera
tha Biden.
Ai ka pranuar përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar me tërheqjen duke shtuar se interesi jetik i ShBA ishte që Afganistani të mos shërbejë si bazë sulmesh terroriste.
BE e pranon: Në Ballkan ka zhgënjim për Europën
Bashkimi Europian ka pranuar së fundmi se besimi ndaj tij dhe narrativës europiane në Ballkan ka rënë. Agjencia “Reuters” referon dokumente të brendshme të BE-së që janë qarkulluar në takimin e së martës të ministrave të Jashtëm të unionit, ku evidentohet zhgënjimi i prodhuar në Ballkan.
Ne duhet të njohim se pavarësisht angazhimit në integrimin europian, njerëzit në rajon për pëjetojnë një sens të zhgënjiit të thellë për procesin e zgjerimit. Një perceptim i vonesës nga BE për dërgesën e vaksinës kundër CoVid-19 ka ushqyer më tej një narrativë të zhgënjimit
BE: Do të këmbëgulim për arsyet e vërteta të vonesave në furnizimin me vaksinën e CoVid-19
Bashkimi Europian ka paralajmëruar sot se do të marrë masa që kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat e nënshkruara për furnizimin me vaksinën anti-CoVid-19. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se masat konsistojnë në zbatimin e mjeteve ligjore që unioni ka në dispozicion. Michel nuk ka folur për sanksione, por sipas agjencisë “Reuters” në BE ka paqartësi për arsyet e vërteta se pse Pfizer dhe AstraZeneca nisën pakësimin e sasive të furnizimit të vaksinave.
Polonia dhe Hungaria rrezikojnë përjashtimin nga fondi i BE për rimëkëmbjen
Polonia dhe Hungaria mbeten jashtë planit të rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian, nëse do të vazhdojnë t'u rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur disbursimin e 1.8 trilionë eurove fonde me dispozitat e sundimit të ligjit. Paralajmërimi vjen nga ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili tha se një masë e tillë është ligjërisht e ndërlikuar, por jo e pamundur.
60 milionë$ për betejën ligjore të Trump, "i vetmi që nuk e sheh humbjen"
Republikanët në SHBA po përpiqen të mbledhin 60 milionë dollarë për të financuar betejën ligjore të presidentit Donald Trump kundër rivalit të tij demokrat, Joe Biden. Agjencia “Reuters” referon tre burime të veta që janë në njohje të çështje dhe shton se stafi i fushatës së Trump ka depozituar disa padi në disa shtete, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ditës së martë.
1 vit padituri apo gënjeshtër? Zbulohet se antitrupat e të ftohtit të zakonshëm të mbrojnë nga CoVid-19
Lajmet me shkencë dhe studime për pandeminë dhe koronavirusin, vijojnë të ofrojnë shembuj sesi mbarë bota adoptoi politika të paqarta për menaxhimin e kësaj situate të pazakontë. Nëse kthehemi pas në kohë, do të lexojmë se në fillim shumë vende morën si pikë referimi përvojën kineze që kishte si politikë kryesore karantinimin e plotë. Mandej testim me tampon, analizë gjaku, skaner. Me ardhjen në Europë virusi u trajtua si diçka tërësisht e re, ndaj të cilit njeriu nuk kishte imunitet.
Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe
Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.
Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit
është shprehur van Beurden.
Përvoja me CoVid-19/Ventilatorët, masa e fundit që duhet marrë
Andre Bergmann, një mjek 48-vjeçar me koronavirus, zgjodhi klinikën e mushkërive “Bethanien”, në Moers, afër shtëpisë së tij në Gjermaninë veriperëndimore. Klinika njihet për gatishmërinë e saj për t’i vendosur pacientët me vështirësi në frymëmarrje në ventilatorët mekanikë – tipi që me tubat që shkojnë thellë në grykë.
Babai i dy fëmijëve shqetësohej se një ventilator invaziv do të ishte i dëmshëm. Por shumë shpejt, për Bergmann, ventilatori u bë i pashmangshëm.
Johnson&Johnson, Siemens, Philips dhe GE, nën hetim për skemë kartel dhe rryshfet
Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se disa prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e pajisjeve mjekësore po hetohen nga Byroja Federale Amerikane për dhënie rryshfeti ndaj qeveritarëve në Brazil në këmbim të kontratave publike.