BE: Do të këmbëgulim për arsyet e vërteta të vonesave në furnizimin me vaksinën e CoVid-19
Bashkimi Europian ka paralajmëruar sot se do të marrë masa që kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat e nënshkruara për furnizimin me vaksinën anti-CoVid-19. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se masat konsistojnë në zbatimin e mjeteve ligjore që unioni ka në dispozicion. Michel nuk ka folur për sanksione, por sipas agjencisë “Reuters” në BE ka paqartësi për arsyet e vërteta se pse Pfizer dhe AstraZeneca nisën pakësimin e sasive të furnizimit të vaksinave.
BE-ja do të këmbëngulë në transparencën e arsyeve të vërteta për vonesën e krijuar
citohet Michel.
Më tej, kryeministri italian, Conte, ka folur madje edhe për process gjyqësor ndaj kompanive që kanë vënë në diskutim ecurinë e procesit të vaksinimit duke krijuar klimë të përgjithshme pasigurie.
Add new comment