Lajme
Një plan për shpjegimin e natyrës së Planetit të Nëntë
Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në SHBA kanë zhvilluar një metodë të re për identifikimin e vrmave të zeza jashtë sistemit tonë diellor duke paralajmëruar se përmes saj do të përkufizohet qartë dhe përfundimisht edhe natyra e të ashtuquajturit Planeti i Nëntë. Në një studim të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” vihet në dukje se vëzhgimi i flakëve të zgjerimit – veti e vrimave të zeza – do të jepte një provë se Planeti i Nëntë është në fakt një vrimë e zezë në kufi me sistemin tonë diellor. Kjo metodë presupozon kapjen e këtyre lloj rrezeve drite që shfaqen nga impak
Okazioni 2400 euro/m2 dhe një mundësi e re për gazetarinë
Njoftimi i mësipërm që të del sponsored në Facebook na njofton për një okazion blerjeje në Tiranë.
Loja shqiptare: Një ambasadë, një reformë, një kryeministër, opozita, një media dhe...populli
Kryeministri i vendit Edi Rama ndau me Top-Channel sqarimin e vet se nuk i kishte propozuar Lulzim Bashës pazarin kryeministër ai, president për vete. Me një inskenim fare bajat, kryeministri nuk mendoi të shkruante apo fliste në vetë të parë, qoftë edhe në ERTV, por zgjodhi një media të preferuar. Të njëjtën gjë bën sot ambasada amerikane në Tiranë, që përmes burimeve anonime që merren vesh kush janë, njofton popullin përmes këtij televizioni se:
Listat po hapen. Situata komike e ekspertit Gjiknuri
Partia Socialiste është për listat e hapura, sepse këtë e kërkon populli.
Partia Socialiste ishte kundër listave të hapura sepse cenoheshin themelet e Republikës.
Çfarë do Partia Socialiste veç karriges, di gjë kush? Dhe ky eksperti i çështjeve zgjedhore dhe prokuruese, Gjiknuri, ka ndonjë mendim për veten që e sheh si aktor komedie në videot e një partie tjetër?
Isa Mustafa rezulton pozitiv me CoVid-19
Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton se ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
thotë Mustafa në Facebook.
Me këtë rast konfirmohet prekja e zyrtarit më të lartë politik në botën shqiptare nga virusi i ri.
Maska, arma më efektive
Mjekësia është dorëzuar para koronavirusit. Këshilla kryesore që po jepet është ajo që në të vërtetë është ndjekur nga njerëzimi mijëra vjet më parë: Distancim!
Tani pro listave të hapura: I kërkojnë qytetarët
Kryeministri Edi Rama tha sot se ai nuk është kundër listave të hapura dhe në këtë qëndrim ka mbështetjen e partisë. Në një konferencë shtypi në mesditë, Rama tha se maxhoranca ka vendosur të mbështesë hapjen e listave, një qasje që sipas tij përkon me dëshirën e një pjese të madhe të votuesve shqiptarë.
Drejt Europës vetëm si kope votimi e këtyre
Siç mund të pritej opozita aksidentale parlamentare është çarë. Deputetë të saj kanë pranuar të votojnë reformën zgjedhore sipas marrëveshjes PS-PD-LSI. Nëse do të pyesë kush cilët janë këta deputetë, do të mendonim se kemi të bëjmë me ndonjë kuriozitet të dikujt që po zgjidh fjalëkryqet e Kadri Vokopolës në ndonjë lokal.
Në Shqipëri mund ta shpallin shenjtor, por në Itali Boerit i vënë kufirin te thana
Arkitekti Stefano Boeri ka hasur rezistencë në hartimin e planit strategjik të qytetit të Urbinos, i cili mbrohet nga UNESCO. Është pikërisht Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit, dhe kryebashkiaku i Urbinos, i cili i ka thënë jo studios Boeri. Lajmin e konfirmoi vetë Boeri në një video të postuar në profilin e studios “Stefano Boeri Architetti”.
Vërejtje për keqraportimin e mediave
Sot në media është publikuar një shënim i President të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Mons. George Frendo. Tema e shënimit është ngjarja e bujshme e Kombinatit ku humbën jetën nënë e bijë dhe në të lakohet keqraportimi i mediave përmes disa vërjetjeve me shumë vend.