Në Shqipëri mund ta shpallin shenjtor, por në Itali Boerit i vënë kufirin te thana
Arkitekti Stefano Boeri ka hasur rezistencë në hartimin e planit strategjik të qytetit të Urbinos, i cili mbrohet nga UNESCO. Është pikërisht Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit, dhe kryebashkiaku i Urbinos, i cili i ka thënë jo studios Boeri. Lajmin e konfirmoi vetë Boeri në një video të postuar në profilin e studios “Stefano Boeri Architetti”.
Ndërsa tregon atë që e quan "një histori e trishtuar italiane", Boeri thotë u kontaktua tetorin e kaluar nga nënkryetari i Urbinos, i cili i bëri propozimin. Sipas Boerit, nënshkrimi i marrëveshjes, "për pak më shumë se 30 mijë euro" u shty nga muaji shkurt për ditën e nesërme për shkak të Covid-19, por më pas u anulua "pa motiv", duke iu dorëzuar "shantazhuesit" Sgarbi, i cili në të kaluarën ka qenë kritik ndaj Boerit. Ky i fundit kishte zgjedhur një ekip profesionistësh për të ridizajnuar fshatrat e goditur nga tërmeti, Catelsantangelo sul Nera dhe Arquata.
Add new comment