sgarbi
Në Shqipëri mund ta shpallin shenjtor, por në Itali Boerit i vënë kufirin te thana
Arkitekti Stefano Boeri ka hasur rezistencë në hartimin e planit strategjik të qytetit të Urbinos, i cili mbrohet nga UNESCO. Është pikërisht Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit, dhe kryebashkiaku i Urbinos, i cili i ka thënë jo studios Boeri. Lajmin e konfirmoi vetë Boeri në një video të postuar në profilin e studios “Stefano Boeri Architetti”.
Arrestohet barezi islamik Nicola - Isa. Sgarbi: Kjo ndodh kur zëvendëson orekietet me qebapin
Në Itali është arrestuar një 38 vjeçar nën akuzën e propagandimit të ideve radikale të ISIS. Nicola Ferrara me origjinë nga Bari, rezident në Milano, është konvertuar në Islam dhe quhej Isa. Nicola i kthyer në Isa aderonte në drejtimin salafit të Islamit dhe në vitin 2001 kishte qenë pjesë e një misioni paqeruajtës në Shqipëri. Ai propagandonte ndër të tjera se koronavirusi është një krijim i Allahut, një ndëshkim.
Pa koment/Fyeu kolegët, Sgarbin e transportojnë jashtë Parlamentit
Dorëzohet Sgarbi: Pozicioni im negacionist, si pasojë e disa virologëve. Ndjesë!
Shifrat e të vdekurve kanë gjunjëzuar edhe oponencën e studiuesit të njohur italian, Vittorio Sgarbi. Në një videomesazh të shpërndarë sot, deputeti në fjalë ka kërkuar ndjesë për pozicionin mohues që ka marrë gjatë këtyre ditëve, por ëstë mbrojtur duke sjellë si argument qëndrimet e kreut të pavionit të epidemiologjisë në Genova, Bassetti.
Sgarbi: Coronavirusi i këtij timit, nuk ekziston. Qeveria? Këshilli i koqeve. Shikoni Porno!
Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe deputet vazhdon të jetë i bindur se coronavirusi nuk ekziston. Ky sipas tij është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi. Ai është tallur edhe me Presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta. Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës. Asgjë nuk ka sipas tij.
Shpjegimi është fare elementar: sa herë vjen dimri ne ftohemi.
Sgarbi në kundërfushatë ndaj coronavirusit: Po tallin bythën me mbarë botën!
Coronavirusi nuk ekziston. Në Itali, një vend që ka urdhëruar edhe mbylljen e shkollave e që po përjeton me panic epideminë, Vittorio Sgarbi, kritik i njohur arti dhe pjesëtar i Parlamentit ka nisur një fushatë personale që e konsideron të gjithë këtë që po ndodh si një histeri kolektive në mos një mashtrim të madh.
E nxorën nga banja e avionit, Sgarbi i bën fletërrufe "Swiss Air": Ka vallë hale të Klasit I dhe hale të Klasit II?
Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit në Itali ka publikuar një video ku rrëfen atë që i ndodhi në avionin e Sëiss Air në linjën Romë-Gjenevë.