Dorëzohet Sgarbi: Pozicioni im negacionist, si pasojë e disa virologëve. Ndjesë!

Postuar në 16 Mars, 2020 15:10

Shifrat e të vdekurve kanë gjunjëzuar edhe oponencën e studiuesit të njohur italian, Vittorio Sgarbi. Në një videomesazh të shpërndarë sot, deputeti në fjalë ka kërkuar ndjesë për pozicionin mohues që ka marrë gjatë këtyre ditëve, por ëstë mbrojtur duke sjellë si argument qëndrimet e kreut të pavionit të epidemiologjisë në Genova, Bassetti.

Sgarbi e shpërndan videon e këtij mjeku duke thënë se ai e ka infektuar me mesazhet e veta. Në fakt Bassetti ka bërë deklarime të kundërta me ato të mjekëve të tjerë, ndërkohë që të dhënat zyrtare kanë vënë në alarm Italinë. Aktualisht në Itali kanë vdekur 1809 persona në rreth 20 mijë të infektuar dhe ritmi duket i pandalshëm. Do të duhen ditë për të parë efektet e karantinës për një virus që ka periudhë jo të vogël inkubatore.

 

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Prandaj njerezve u duhet truri: qe te gjykojne per faktet vete dhe jo cfare u thone te tjeret.
Gomarllekun e vet Sgarbi mundohet ta fshehe pas faktit se efektivisht transplanti i trurit (marrja e mendimeve nga nje tjeter njeri pa gjykuar ne menyre kritike) i rezultoi pa sukses...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.