Maska, arma më efektive
Mjekësia është dorëzuar para koronavirusit. Këshilla kryesore që po jepet është ajo që në të vërtetë është ndjekur nga njerëzimi mijëra vjet më parë: Distancim!
Është fatkeqe të shohësh sesi në shekullin e 21-të, pranë mesit të tij, kur flitet për koloni në Mars dhe afrimin e periudhës së trashumanizmit dhe rrezikut apokaliptik nga inteligjenca artificiale, maska e pambukut shfaqet befas si masa më e mirë profilaktike ndaj virusit. Sepse këtu po flasim për profilaksi, jo për trajtim. Medikamentet e përdorura gjatë kësaj epidemie kanë bërë të qartë edhe për të paditurin se ato ndjekin parimin banal të qetësimit të simptomave për të lënë imunitetin e njeriut të bëjë punën e vet. Pra nuk goditet shkaku, por shfaqja. Në këtë kuptim debati i madh për vaksinën që në vetvete është zgjerim i bazës imunitare të trupit është pavlerë në thelb sa kohë që ritmet e infektimit do të kenë arritur në 60% të popullsisë deri kur vaksina, apo një nga vaksinat të jetë gati.
Kësaj i duhet shtuar këtu një element shumë i rëndësishëm që zbulon se mendimi i shkencës mjekësore nuk është i unifikuar: a do të funksionojë vaksina? A krijon njeriu imunitet njeriu? Apo riinfektohet?
Në këtë kuadër neve nuk na mbetet veçse maska. Këshilla e kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj se:
Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit. Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik
është e vetmja që mbetet.
Add new comment