Mushkëritë i ka të pastra
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro hyn ndër ata njerëz që pasi u tallën me pandeminë e CoVid-19, e gjejnë veten në mes të furtunës së tij. Përveç faktit se vendi i tij është goditur rëndë dhe pasojat njerëzore dhe ekonomike janë të qarta, vetë Bolsonaro i është nënshtruar testeve pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me koronavirusin.
Bëra skanerin e mushkërive, janë të pastra -, tha ai para gazetarëve.
1.6 milionë të prekur zyrtarisht dhe 65 mijë të vdekur, Brazili hyn në listën e vendeve më të prekura nga një pandemi që e beson apo jo, një fitore strategjike e ka arritur: ka prishur normalitetin e gjërave.
Add new comment