bolsonaro

Streha e ish-liderëve në telashe

Postuar në 26 Mars, 2024 13:31

Ish-presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, është strehuar në ambasadën e Hungarisë në Brasilia, kur policia federale i konfiskoi pasaportën dhe i arrestoi dy ish-ndihmës. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar por është pranuar së fundmi nga avokati i Bolsonaros.

Qëndrimi i Bolsonaro në ambasadën hungareze në 12-14 shkurt u raportua fillimisht nga New York Times bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë nga brenda ambasadës.

Kjo ngre pyetje në lidhje me planet e ish-presidentit pasi ai përballet me disa hetime penale në Brazil.

Bidenit i kërkohet të largojë nga SHBA Bolsonaron

Postuar në 13 Janar, 2023 15:11

Ligjvënësit demokratë në SHBA i kanë kërkuar presidentit Joe Biden të revokojë vizën për ish-presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro, nën arsyetimin se ai është i përfshirë në protestat e fundit kundër qeverisë dhe presidentit të ri.

Ne nuk duhet të lejojmë z. Bolsonaro dhe ndonjë tjetër ish-zyrtar të Brazilit që të strehohet në SHBA për t’i ikur drejtësisë për çdo krim që mund të kenë kryer kur kanë qenë në detyrë

Bolsonaro tenton “6 janarin” e vet në Brazil

Postuar në 08 Janar, 2023 20:45

Në mediat sociale janë përcjellë pamje të përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro dhe policisë. 

Turma njerëzish - 3000 sipas nurimeve lokale + kanë mësyrë Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që janë regjistruar lëvizje njerëzish pranë pallatit presidencial, Planalto dhe Gjykatës së Lartë. Protesta është parë si një lloj imitimi i 6 janarit në ShBA.

Brazil, CEO i gjigantit shtetëror të naftës shkarkohet nga detyra

Postuar në 29 Mars, 2022 08:08

Në Brazil, “viktima” e parë e rritjes së çmimit të naftës në Brazil është CEO i megagrupit shtetëror të naftës.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka shkarkuar shefin e Petrobras, Joaquim Silva dhe Luna.

Vendimi u mor pas protestave të forta kundër kompanisë për rritjen e menjëhershme të çmimit të karburantit.

Shkarkimi u konfirmua nga Ministria e Energjisë, e cila i propozoi ekonomistit Adriano Pires, i specializuar në gaz dhe naftë, të zëvendësonte Silva dhe Luna në krye të Petrobras.

 

Gara presidenciale, Gjykata e Lartë e Brazilit mbyll Telegramin

Postuar në 19 Mars, 2022 10:32

Gjykata e Lartë e Brazilit vendosi mbylljen e aplikacionit popullor të mesazheve Telegram në vend, duke ndaluar efektivisht një nga kanalet e preferuara të komunikimit të Presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pak muaj para zgjedhjeve.

Gjykatësi Alexandre de Moraes e motivoi vendimin me dështimin e Telegramit për të përmbushur udhëzimet e autoriteteve braziliane dhe për të hequr mesazhet dezinformuese, raporton Reuters.

“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:42

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.

"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".

Morali dylekësh i Perëndimit me vaksinën dhe menaxhimin e pandemisë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:36

Revista e njohur gjermane “Spiegel” i lë vend së fundmi situatës pandemike në Brazil, duke mbajtur në fokus sjelljen e presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Revista mban shënim deklarimet e presidentit të cilin e konsideron një person që beson te teoritë e konspiracionit për vaksinën.

Mushkëritë i ka të pastra

Postuar në 07 Korrik, 2020 13:16

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro hyn ndër ata njerëz që pasi u tallën me pandeminë e CoVid-19, e gjejnë veten në mes të furtunës së tij. Përveç faktit se vendi i tij është goditur rëndë dhe pasojat njerëzore dhe ekonomike janë të qarta, vetë Bolsonaro i është nënshtruar testeve pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me koronavirusin.

Bëra skanerin e mushkërive, janë të pastra -, tha ai para gazetarëve.

Virusi po e ndan botën. Dikush po fiton shumë nga epidemia...

Postuar në 07 Qershor, 2020 15:08

Ka mënyra e mënyra për ta parë epideminë e koronavirusit. Presidenti bjellorus p.sh mendon se pas karantinimit dhe ngecjes së ekonomisë, përfituesit janë të njëjtët.

A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse? Rasti i Bjarke Ingels*

Postuar në 27 Janar, 2020 15:08

 

Pages

Subscribe to RSS - bolsonaro