Bidenit i kërkohet të largojë nga SHBA Bolsonaron
Ligjvënësit demokratë në SHBA i kanë kërkuar presidentit Joe Biden të revokojë vizën për ish-presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro, nën arsyetimin se ai është i përfshirë në protestat e fundit kundër qeverisë dhe presidentit të ri.
Ne nuk duhet të lejojmë z. Bolsonaro dhe ndonjë tjetër ish-zyrtar të Brazilit që të strehohet në SHBA për t’i ikur drejtësisë për çdo krim që mund të kenë kryer kur kanë qenë në detyrë
janë shprehur lëgjvënësit demokratë mes të cilëve edhe Gregory Meeks, kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongres.
Po kështu kongresmenët i kanë bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë që të marrë në përgjegjësi çdokënd në Florida që mund të ketë financuar apo mbështetur ato që i quajnë “krimet e dhunshme të datës 8 janar”.
Add new comment