Virusi po e ndan botën. Dikush po fiton shumë nga epidemia...

Postuar në 07 Qershor, 2020 15:08

Ka mënyra e mënyra për ta parë epideminë e koronavirusit. Presidenti bjellorus p.sh mendon se pas karantinimit dhe ngecjes së ekonomisë, përfituesit janë të njëjtët.

Koronavirusi e ka vendosur të gjithë planetin në një gjendje psikoze. E quaj kështu sepse është e qartë se dikush ka nevojë për të. Dhe jo ndoshta e keni vërë vetë se kush. Janë të njëjtë si gjithnjë: pas gripit të derrit, të shpendëve, SARS…sot ne përballemi me një tjetër pandemic, një tjetër pneumoni, veçse në një formë të re. Dhe ju e mbani mend se kush përfitoi nga këto situata në të shkuarën, kush futi miliarda në xhepat e vet

është shprehur Alexander Lukasheko  në një takim me zyrtarë të rajonit të Mogilev.

Ai ka folur edhe për kritikët të cilët e tallën kur ai këshilloi – me shaka siç thotë tani – që koronavirusi të trajtohet me vodka, sauna dhe duke punuar.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër

ka shtuar ai duke u tallur hapur me këshillat e ekspertëve dhe mediave. Bjellorusia nuk aplikoi masa kufizuese, e megjithatë pasojat e epidemisë në këtë vend janë të ngjashme me ato në vende të tjera.

Si për t’i dhënë të drejtë pretendimeve të Lukashenkos vijnë shifrat e Policy Studies sipas të cilit miliarderët amerikanë vetëm kanë shtuar pasurinë e tyre së fundmi me 565 miliardë dollarë. 

Por Bjellorusia nuk është vetëm në këtë qasje. Brazili, një vend i madh është goditur rëndë nga pandemia duke kapur shifra rekord. E megjithatë, presidenti i tij, Jair Bolsonaro ka kërcënuar së fudmi se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pasi kjo e fundit tërhoqi vëmendjen ndaj vendeve që veprojnë para kohe në heqjen e kufizimeve të vendosura.

Po ju them, SHBA iku nga OBSH, ne po e studiojmë një gjë të tillë për të ardhmen. Nëse OBSH-ja nuk punon pa paragjykime ideologjike ne do të largohemi

tha ai para gazetarëve.

Brazili është vënë në presionin tipik të mediave kryesore. Nga raportimet e deritanishme në këtë vend ka deri më tani 640 000 të prekur dhe brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 1 437 njerëz në totalin e 35 mijë të vdekurve. Por BBC-ja ka raportuar se pas kritikave Brazili ka hequr të dhënat online për epideminë duke deklaruar se do të raportohen vetëm të dhënat ditore.

Kështu ajo që duhej të ishte një betejë e përbashkët po shndërrohet në fushë për rivalitet dhe relativizim, duke sjellë megjithatë një të vërtetë në vëmendje: dikush po fiton shumë. Po shumë. Dhe një gjë e tillë nuk mund të ketë pasoja pozitive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.