bjellorusia

Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë

Postuar në 10 Gusht, 2023 18:29

Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.

Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Tensione në kufirin polako-bjellours. Minsku: Po kërkohet sebepi për të dislokuar trupa

Postuar në 02 Gusht, 2023 12:22

Zv.ministri polak i Mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka deklaruar se vendi i tij do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të Bjellorusisë. Një ditë pas lajmit se helikopterë ushtarakë bjellorusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, zv.ministri polak ka dalë me deklaratë duke sqaruar ndër të tjera se:

Ne e dimë se kush është armiku ynë në kufijtë lindorë. Nëse situata të tilla vijojnë dhe do të ketë një përshkallëzim tensionesh, atëherë veprimet tona do përgjigjen reciprokisht ndaj kërcënimeve. Situata me helikopterët synonte Poloninë dhe NATO-n

Lukashenko: Nëse bie Rusia, vdesim të gjithë

Postuar në 28 Qershor, 2023 15:04

Presidenti i Bjellorusisë shpalli "gatishmërinë luftarake" të vendit të tij gjatë revoltës jetëshkurtër të organizuar nga grupi Wagner. Lukashenko i tha gazetës shtetërore Belta se përpjekja për rebelim të mercenarëve të grupit Wagner kërcënoi sigurinë kombëtare të vendit dhe kërkoi gatishmëri ushtarake.

Rusia dërgon armë taktike bërthamore në Bjellorusi

Postuar në 14 Qershor, 2023 18:54

Bjellorusia po furnizohet me armë bërthamore taktike nga Rusia. Presidenti Alexander Lukashenko tha sot në një intervistë për TV shtetëror rus Rossiya-1 se disa prej tyre janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike të hedhura nga Shtetet e Bashkuara mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Presidenti bjellorus shtrohet në spital menjëherë pas takimit me Putin

Postuar në 28 Maj, 2023 17:40

Lideri i opozitës në Bjellorusi, Valery Tsepkalo, denoncoi në Telegram përkeqësimin e papritur të gjendjes shëndetësore të presidentit të vendit, menjëherë pas takimit me homologun rus. Sipas tij, Alexander Lukashenko është dërguar në Spitalin Qendror Klinik të Moskës në gjendje kritike.

Rusia firmos marrëveshjen për dislokimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi

Postuar në 25 Maj, 2023 12:38

Rusia dhe Bjellorusia kanë firmosur së fundmi marrëveshje për dislokimin e armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë.

Gjatë takimit u firmosën dokumente që përcaktojnë procedurën e ruajtjes së armëve bërthamore jostrategjike ruse në një objekt të posaçëm në territorin e Republikës së Bjellorusisë

citohet Ministria ruse e Mbrojtjes.

Drejt një Traktati Sigurimi/Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Bjellorusia sulmohet

Postuar në 10 Prill, 2023 14:56

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” njofton se Bjellorusia dhe Rusia po zhvillojnë bisedime për atë që me gjuhën e dikurshme do të quhej një Traktat Sigurimi, që parashikon mbrojtje në rast të një sulmi ushtarak. Njoftimi i referohet deklaratave të presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që ka zhvilluar bisedime mbi këtë temë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Pak para 24 shkurtit publikohet dokumenti që presupozon përthithjen e Bjellorusisë nga Rusia

Postuar në 21 Shkurt, 2023 20:17

Një grup mediash europiane kanë publikuar një dokument prej 17 faqesh që është qarkulluar si pjesë e një strategjie të Federatës Ruse për të akaparuar Bjellorusinë deri në vitin 2030. Sipas dokumentit në fjalë, Bjellorusia do të ketë një monedhë, një sistem taksash, hapësira mediatike duhet të jetë nën kontrollin rus dhe vendi duhet të përshtatet me rregulloret ruse. Të gjitha prodhimet ushtarake do të transferohen nga Bjellorusia në Rusi.

Kyiv Indipendent nuk e publikon dokumentin për të mos lejuar gjurmimin e burimit

Duhet të reagojmë në Ukrainën Perëndimore, nuk duhet të lejojmë që polakët të na rrethojnë

Postuar në 17 Qershor, 2022 17:11

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, duket se po përdoret nga Kremlini si mjet kryesor shantazhi për ndërkombëtarizimin e konfliktit në Ukrainë. Të paktën kështu tingëllojnë deklarimet e Lukashenkos për agjencinë “BelTA” përmes të cilave presidenti bjellorus ka cilësuar një rrezik eventual ushtarak nga Polonia.

Lukashenko: Zelensky duhet të zgjedhë mes marrëveshjes me Putin dhe kapitullimit  

Postuar në 18 Mars, 2022 10:55

Bjellorusia paralajmëron Ukrainën se mund të ndërmarrë nisma kundër saj.

“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsk nuk do ta lërë pa përgjigje”, tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga TASS.

Lukashenko është shprehur se, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

Pages

Subscribe to RSS - bjellorusia