Presidenti bjellorus shtrohet në spital menjëherë pas takimit me Putin

Postuar në 28 Maj, 2023 17:40

Lideri i opozitës në Bjellorusi, Valery Tsepkalo, denoncoi në Telegram përkeqësimin e papritur të gjendjes shëndetësore të presidentit të vendit, menjëherë pas takimit me homologun rus. Sipas tij, Alexander Lukashenko është dërguar në Spitalin Qendror Klinik të Moskës në gjendje kritike.

Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko, pas një takimi me dyer të mbyllura me Putin, u dërgua me urgjencë në Spitalin Klinik Qendror të Moskës, ku ndodhet tani. Specialistët më të mirë u thirrën për të nxjerrë nga gjendja kritike. Pasi iu pastrua gjaku, mjekët thanë se ai nuk mund të transportohej. Masat e marra për të shpëtuar diktatorin bjellorus kishin për qëllim të shmangnin spekulimet për pjesëmarrjen e mundshme të Kremlinit në helmimin e tij.

Më vonë, Tsepkalo shtoi se ka një përpjekje për të shpjeguar qëndrimin e Lukashenkos në Drejtorinë Administrative të Presidentit të Federatës Ruse me një ekzaminim mjekësor.

"Shfaqja e një versioni të tillë është krejt e natyrshme, si një përpjekje për të fshehur gjendjen reale të pacientit, e cila është ende kritike. Janë tentuar të fshihen edhe rastet e mëparshme të problemeve shëndetësore. Dhe në këtë rast, për të mos ngritur dyshime, avioni i tij është dërguar në Minsk”, shtoi lideri i opozitës bjelloruse.

Më 24 maj, Lukashenko mori pjesë në Forumin Ekonomik Euroaziatik në Moskë, ku deklaroi mes të tjerash se armët bërthamore ruse tashmë kishin filluar të transportoheshin në Bjellorusi në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe.

Lukashenko nuk ishte shfaqur në publik që prej 9 majit, kur mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores.

Gazetarë të pavarur raportuan se në mbrëmjen e 13 majit, autokolona e Lukashenkos, e shoqëruar nga një njësi speciale e Patrullës Rrugore Shtetërore, mbërriti në Qendrën Republikane të Mjekësisë Klinike të Administratës Presidenciale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.