Tensione në kufirin polako-bjellours. Minsku: Po kërkohet sebepi për të dislokuar trupa
Zv.ministri polak i Mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka deklaruar se vendi i tij do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të Bjellorusisë. Një ditë pas lajmit se helikopterë ushtarakë bjellorusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, zv.ministri polak ka dalë me deklaratë duke sqaruar ndër të tjera se:
Ne e dimë se kush është armiku ynë në kufijtë lindorë. Nëse situata të tilla vijojnë dhe do të ketë një përshkallëzim tensionesh, atëherë veprimet tona do përgjigjen reciprokisht ndaj kërcënimeve. Situata me helikopterët synonte Poloninë dhe NATO-n
Qeveria polake pretendon se të martë dy helikopterë ushtarakë bjellorusë hynë në hapësirën polake në zonën e Bialoëiezas, çka solli reagime të menjëhershme. Polonia ka informuar NATO-n dhe ka thirrue të Ngarkuarin me Punë në Varshavë. Nga ana e vet Minsku zyrtar i ka cilësuar akuzat polake si një pretekst për të zhvendosur personelin ushtarak në afërsi të kufirit bjellorus.
Add new comment