kufiri

Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë

Postuar në 10 Gusht, 2023 18:29

Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.

Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Tensione në kufirin polako-bjellours. Minsku: Po kërkohet sebepi për të dislokuar trupa

Postuar në 02 Gusht, 2023 12:22

Zv.ministri polak i Mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka deklaruar se vendi i tij do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të Bjellorusisë. Një ditë pas lajmit se helikopterë ushtarakë bjellorusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, zv.ministri polak ka dalë me deklaratë duke sqaruar ndër të tjera se:

Ne e dimë se kush është armiku ynë në kufijtë lindorë. Nëse situata të tilla vijojnë dhe do të ketë një përshkallëzim tensionesh, atëherë veprimet tona do përgjigjen reciprokisht ndaj kërcënimeve. Situata me helikopterët synonte Poloninë dhe NATO-n

Rusia do shtyjë kufirin në varësi të armëve me të cilat furnizohet Ukraina

Postuar në 26 Shkurt, 2023 16:38

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka deklaruar se Rusia do të shtyjë kërcënimin ndaj kufijve të saj në raport me rrezen goditëse të armëve që i furnizohen Ukrainës.

Do të varet nga armët që marrin

citohet Shoigu në një intervistë për “Rossiya-1”.

Deklarimi i tij pason ato të presidentit Vladimir Putin, që në një fjalë drejtuar vendit u shpreh se Federata Ruse do të jetë e detyruar të shtyjë kufijtë më tej nëse Ukraina furnizohet me armë me rreze të gjatë veprimi.

Greqia: Për detin, ose me Konventën e OKB, ose në Arbitrazh

Postuar në 02 Janar, 2023 17:08

Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, këshilltari për Sigurinë I kryeministrit të Greqisë, Thanos Dokos, ka parashtruar disa prioritete të qeverisë fqinje në fushën e sigurisë.

Video/Dhunë ndaj imigrantëve në kufirin kroat dhe grek

Postuar në 13 Tetor, 2021 11:24

Media të ndryshme në Europë kanë përcjellë raportime mbi akte të dhunës fizike ndaj imigrantëve që hyjën në kufijtë e Bashkimit Europian. Rastet e rrahjes dhe dhunës janë verifikuar në kufijtë e Kroacisë me Bosnjen ku shfaqen përfaqësues të policisë kroate të mbuluar me ballakllava që detyrojnë imigrantët afganë dhe pakistanezë të kthehen në Bosnje. Dëshmitë janë mbledhur nga një OJQ dhe media të ndryshme që kanë përcjellë raportimin i cili e nxjerr në një dritë të re meanxhimin e problemit të imigrimit.

Gjermania kërkon nga Greqia të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë

Postuar në 22 Shtator, 2020 15:30

Gjermania i ka kërkuar së fundmi Greqisë që të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë, në mënyrë që të mundësohet një dialog mes palëve. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ESTIA, sipas të cilës kërkesa është paraqitur nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, i cili ishte i pranishëm edhe në Parlamentin grek.

Berlini po preson Athinën dhe Ankaranë në të njëjtën kohë që të tërheqin trupat…

Radhët në kufirin shqiptaro-grek dhe mësimet e (pa)nxjerra

Postuar në 16 Gusht, 2020 19:12

 

Kufiri me BE-në, hapje për Shqipërinë propozoi vetëm Greqia. Refuzuan të gjithë, edhe Italia

Postuar në 01 Korrik, 2020 12:04

Vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë ngjan të jetë krejt i pajustifikuar. Përtej çdo lloj spekullimi realiteti është se shifrat e epidemisë në Shqipëri as nuk afrohen me ato të Italisë fqinje, apo edhe Gjermanisë p.sh, apo Francës e Spanjës.

Edhe sikur të pranojmë se është gënjyer, Shqipëria sërish nuk pati ndonjë emergjencë spitalore dhe përtej gjithçkaje, nuk mund të besohet se në vendin tonë të refuzojnë edhe shtrimin në spital.

Turqia e Erdoganit organizon dyndjen drejt Europës

Postuar në 08 Mars, 2020 14:27

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që Greqia të hapë dyert e saj për refugjatët.

Lërini ata të shkojnë në vendet europiane

citohet të jetë shprehur Erdogan në një mesazh televiziv.

BE-ja nuk përjashton opsionin ushtarak për menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Turqia

Postuar në 05 Mars, 2020 14:15

Situata në kufirin greko-turk po shkon drejt acarimit. Pas përpjekjeve të Greqisë për të mos lejuar kalimin e kufirit nga refugjatët e ndryshëm që janë organizuar nga Ankaraja zyrtare për t’u hedhur drejt Europës, bëhet e ditur se Turqia do të dislokojë në kufi 1000 policë për të penguar kthimin e tyre mbrapsht.

Pages

Subscribe to RSS - kufiri