Turqia e Erdoganit organizon dyndjen drejt Europës
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që Greqia të hapë dyert e saj për refugjatët.
Lërini ata të shkojnë në vendet europiane
citohet të jetë shprehur Erdogan në një mesazh televiziv.
Kjo thirrje mbulon hipokrizinë e Turqisë që po organizon tanimë emigrantët për të lëvizur drejt Europës në funksion të politikës së tij për të negociuar atë që mund të quhet zhvatje. E cila është e tillë pas apatisë së Europës për ta rrokur me të gjithë përmasën krizën që po ndodh. Një provë për këtë është edeh hapja e gardhit me tele me gjemba nga mjete të rënda në kufirin turko-grek, si dhe përplasjet e dhunshme mes refugjatëve dhe forcave kufitare greke, çka i jep kësaj që po ndodh emrin: Dyndje.
Comments
Perse te mos i lejoje te
Perse te mos i lejoje te shkojne ne Evrope? Fundja, ishte kjo Evrope qe e dogji Sirine, Irakun, Afgznistanin, Libine etj etj.
Jane politikat kolonialiste te kesaj Evrope qe Lindja e mesme dhe Afrika vuajne sot.
Turqia ka harxhuar mbi 30 miliarde euro me refugjatet, Evropa i promise do t'i jete 6 miliarde por as gjysmen nuk ia dha.
Cudia me redaksine tuaj eshte se kur vjen puna me Shqiperine, nuk doni qe kjo e fundit te mirepres refugjate, por per Turqine kerkoni qet'I mbaj. Cdo shtet dhe popull ka pergjegjesi humane, sidomos Shqiperia qe eshte pjesetare dhe pergjegjese ne shkarerrimin dhe djegjen e ketyre shteteve nga vijne refugjatet, si anetare e organizates famekeqe te NATOs.
Add new comment