“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.
"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".
Bolsonaro, i cili vjen nga ekstremi i djathtë, ka vënë disa herë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil dhe kërcënoi të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Ai ka bërë thirrje për votimin me fletë të shtypura, pasi e konsideron votimin elektronik lehtësisht të manipulueshëm.
Sondazhet e rendisin Bolsonaron të dytin pas ish-presidentit të majtë, Luis Inacio Lula da Silva.
Bolsonaro ka kritikuar shpesh kolegjin zgjedhor të Brazilit. Por nga ana tjetër, kreu i këtij të fundit tha se nuk ka asnjë problem me sistemin elektronik të votimit dhe e quajti diskutimin për miratimin e fletë të printuara të votimit "një humbje fokusi".
Add new comment