Lajme

Antitrusti/Jeff Bezos del para Kongresit

Postuar në 28 Korrik, 2020 18:49

Jeff Bezos do të përgjigjet për herë të parë para Kongresit amerikan, konkretisht Komitetit antitrust. Ky është lajmi për disa media në ShBA që kanë vënë në dukje se Bezos, themelues dhe drejtus i Amazon, është i vetmi nga katër drejtuesit e gjigandëve teknologjikë që nuk është shfaqur para trupës legjislative amerikane. Tim Cook i Apple ka dëshmuar në vitin 2013, Zuckerberg i Facebook ka qenë aty disa herë, Sundar Pichai i Google dhe Alphabet ka qenë në vitin 2018.

Gjermania ndërmjetëson mes Turqisë dhe Greqisë për kërkimet në Egje

Postuar në 28 Korrik, 2020 14:59

Turqia ka vendosur të pezullojë kërkimet për naftë në Egje duke kthyer në port anijen e kërkimit, Oruç Reis. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin tha në një intervistë për CNN Turk se Erdogan ka urdhëruar pezullimin në funksion të negociatave me Athinën zyrtare. Ai ka përmendur edhe rolin e Gjermanië në këtë situatë duke zbuluar se tërheqja e Ankarasë mund të jetë edhe produkt i diplomacisë së Berlinit.

Qasja bazike e Gjermanisë është të ndërmerren hapa për të reduktuar tensionin në Mesdhe; qasja jonë ndaj kësaj është shumë pozitive

Jemi në skenarin suedez dhe shifrat nuk janë alarmante për sistemin shëndetësor

Postuar në 28 Korrik, 2020 14:10

Shtimi i rasteve me të infektuar nga CoVid-19 në Shqipëri ka vënë në jetë pa ndonjë planifikim paraprak, atë që mund ta quajmë varianti suedez i menaxhimit të pandemisë.

Shifrat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik cilësohen prej vetë këtij të fundit si serioze, ndërkohë që vendi është ende larg mbushjes së kapaciteteve spitalore me të shtruar rëndë.

Në Europë po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë

Postuar në 28 Korrik, 2020 13:17

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në Europë po shihen shenja të një vale të dytë të koronavirusit. Gjatë një vizite në Nottingham, Johnson ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për të karantinuar me 14 ditë çdo person që hyn në vend nga Spanja.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të marrim vendime të shpejta dhe të vendosura aty ku mendojmë se ka rrezik vatrash sërish. Të jemi fare të qartë rreth asaj që po ndodh në Europë. Mes disa prej miqve tanë europianë, kam frikë se po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë

Dokumentet/Bill Clinton tentoi ndarjen e Bosnjes pas masakrës së Srebrenicës

Postuar në 28 Korrik, 2020 01:25

Dokumente të zbardhura nga Libraria Presidenciale Clinton hedhin dritë mbi situatën politike të Bill Clinton në vitin 1995 dhe lëvizjet prapa perdeve me krizën boshnjake. Gazeta “The Guardian” raporton se Clinton po kërkonte një zgjidhje për konfliktin boshnjak përpara nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 1996 edhe duke shpërblyer lidershipin serb të Bosnjës, që akuzohej për spastrim etnik. 

Intervistë/Loja manipuluese e Vuçiç në Serbi - pandemia, zgjedhjet, Kosova

Postuar në 27 Korrik, 2020 20:36

 

Një ndër aktivistet serbe, Biljana Đorđević, e lëvizjes “Ne Davimo Beograd”, asistent pedagoge në Universitetin e Beogradit, sqaron në këtë intervistë për ResPublica sfondin e përplasjes politike në Serbi dhe mënyrën sesi presidenti serb përdori pandeminë për të fituar zgjedhjet. Apo sesi ai luan me kartën e Kosovës në dy plane, por pa shpjeguar qartë ndonjë gjë konkrete për opinionin.

Nuk ka siguri për një valë të dytë. Nuk ka krahasim me 1918-ën, sepse nuk kemi epidemi Gripi

Postuar në 27 Korrik, 2020 14:06

 

Massimo Galli, president i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale shpjegon për Avvenire situatën epidemike në Italinë fqinje, duke bërë thirrje që të shmangen krahasimet me përvojën e vitit 1918. Ndër të tjera edhe për një arsye jo të parëndësishme: Nuk kemi të bëjmë me Grip, as me virus gripi, por me një familje tjetër virusesh. Në këtë kuptim, vala e dytë është e pasigurtë nëse do të rishfaqet, por edhe nëse kjo ndodh, sipas Galli-t, sistemi shëndetësor është më i përgatitur dhe nuk do të shohim më pamjet e shkurt – marsit 2020.

Kushtetuta jam Unë/Presidenti nuk mund të refuzojë të dekretojë ministra!

Postuar në 27 Korrik, 2020 12:48

Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar

Harvardi i lë targën INSTAT-it dhe Kongresit të PS-së, flet për mrekullinë shqiptare

Postuar në 26 Korrik, 2020 14:20

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot një pjesë nga përfundimet e Qendrës për Zhvillimin Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit ”The Growth Lab”. E drejtuar nga Ricardo Hausman, qendra na flet për një mrekulli ekonomike shqiptare, mrekulli të cilën ne që jetojmë këtu nuk  kemi përjetuar gjëkundi. 

Virologia e njohur kineze: Virusi nuk doli nga laboratori në Wuhan, as nga tregu

Postuar në 26 Korrik, 2020 13:46

Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.

Në mediat sociale koronavirusi i ri cilësohet rëndom si “ Virusi i Wuhanit”, “ Virusi kinez”, apo “ Kung Flu”, kjo e fundit një lojë fjalësh që përzien gripin me artet marciale.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme