Lajme

Ish-ambasadori i Britanisë në Turqi emërohet në krye të MI6

Postuar në 30 Korrik, 2020 15:19

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Turqi, Richard Moore është emëruar drejtues i shërbimit sekret, MI6 – shërbimi i jashtëm. Përmes një deklarate qeveria britanike konfirmoi pozicionin e Moore që pason në detyrë Sir Alex Younger që ka mbajtur detyrën për gjashtë vjet.

Moore ka lindur në Libi dhe është diplomuar për filozofi në Oxford. Ai ka hyrë në shërbim në vitin 1987 dhe konsiderohet si një spiun i kualifikuar në komunitetin e shërbimeve.

Trump: Nuk e kuptoj se çfarë kërcënimi vjen nga Rusia për Gjermaninë

Postuar në 30 Korrik, 2020 12:50

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sot në tuiter lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e 12 mijë trupave ushtarake nga Gjermania. Trump ka zgjedhur një argument ekonomik për të shtruar një pyetje shumë serioze mbi sigurinë:

Gjermania i paguan çdo vit miliarda dollarë Rusisë për energjinë dhe ne supozohemi të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Për çfarë?

shkruan Trump.

PS-ja detyrohet një ndjesë publike për listat

Postuar në 30 Korrik, 2020 12:23

Lista po happen dhe sot qytetarët duhet të ndjehen të gëzuar. Kori parlamentar socialist po këndon prej ditësh këngën e demokracisë, duke synuar të bindë gjithkënd se demokracia e vërtetë është dhuratë e kësaj partie. Deputetja Klotilda Bushka bëri këto komente: 

Pandemia si parashikim

Postuar në 30 Korrik, 2020 01:31

David Quammen është autor i librit “Spillover. Evolucioni i pandemive”. I botuar 8 vjet më parë, ky libër përmend një koronavirus si një prej kërcënimeve më të mëdha për qeniet njerëzore. Bëhet fjalë për një koronavirus që ka bërë një kapërcim speciesh dhe që është përhapur nga një treg me lagështirë në Kinë. Pyetja që ngrihet menjëherë është si ia doli autori të parashikojë në mënyrë kaq të saktë atë që do të ndodhte disa vite më pas?

Një intervistë e 1988 që konfirmohet sot, por edhe përgënjeshtrohet

Postuar në 30 Korrik, 2020 00:10

Ky është një fragment nga një intervistë e Noam Chomsky, zhvilluar në vitin 1988 me gazetarin dhe komentatorin e politikës, Bill Moyers, në të cilën Chomsky flet për krizën e demokracisë. Për kontrollin mbi masat, shmangien e tyre nga vendimmarrja e vërtetë duke eliminuar pjesëmarrjen reale.

SHBA zhvendos nga Gjermania Komandën ushtarake Europiane dhe atë të Afrikës

Postuar në 29 Korrik, 2020 18:06

SHBA do të zhvendosë 12 mijë trupa nga Gjermania drejt Belgjikës dhe Italisë. Mediat amerikane citojnë sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit procesi do të zgjasë disa vjet dhe do të kushtojë miliarda dollarë, ndërkohë që mbi këtë temë ka edhe një debat të karakterit politik.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e vet duke nënvizuar faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin për të paguar 2% të PBB-së për NATO-n, por edhe vendet pritëse, Italia dhe Belgjika nuk e arrijnë këtë kuotë.

Koronavirusi të punon 100-in... Por shqiptarët po i informon vetëm Interneti

Postuar në 29 Korrik, 2020 15:46

Nga 125 skanime në ditë, 25 rezultuan me pneumoninë tipike të CoVid-19. Kjo është një e dhënë ditore e një spitali në një nga qytetet e Shqipërisë. E dhënë që na jep të kuptojmë se aktualisht epidemia është realitet i përgjithshëm në jetën tonë. Sipas të dhënave të fundit, shtama që po qarkullon jep simptoma edhe te 14-15 vjeçarë, ndërkohë që edhe persona që e kalojnë sëmundjen në këmbë, pra pa nevojë shtrimi, kanë probleme serioze në mushkëri që duhen ndjekur gjatë.

Rusia financon projektin e Shën Sofisë në Siri

Postuar në 29 Korrik, 2020 14:37

Rusia do të ndihmojë Sirinë në ndërtimin e një kopjeje të Shën Sofisë, pasi kjo e fundit u shndërrua në xhami nga Turqia e Erdoganit. 

Siria, në ndryshim nga Turqia është një vend që tregon qartësisht mundësinë e një dialogyu ndërfetar paqësor. Presidenti al-Assad nuk do ta bënte kurrë atë që ndodhi me Shën Sofinë në Stamboll. Rusia do të japë fondet për një miniaturë të Shën Sofisë në provincën perëndimorë të Hama-s

Akrobacitë e ambasadorit: E drejta e Parlamentit, por duhet konsensus

Postuar në 29 Korrik, 2020 14:26

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur sot ndër të tjera përmes një intervista në gazetën “Panorama” se:

Ka qenë te lakuriqët për dekada

Postuar në 28 Korrik, 2020 19:55

Koronavirusi që qëndron pas pandemisë së tanishme në të vërtetë nuk është edhe aq i ri sa thuhet. Të paktën në natyrë. Disa kërkues të Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në përfundimin se CoVid-19 ka qenë i pranishëm te lakuriqët e natës – konkretisht te lakuriqi patkua – për dekada përpara se të ndërmjetësohej te njeriu. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme