Ka qenë te lakuriqët për dekada

Postuar në 28 Korrik, 2020 19:55

Koronavirusi që qëndron pas pandemisë së tanishme në të vërtetë nuk është edhe aq i ri sa thuhet. Të paktën në natyrë. Disa kërkues të Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në përfundimin se CoVid-19 ka qenë i pranishëm te lakuriqët e natës – konkretisht te lakuriqi patkua – për dekada përpara se të ndërmjetësohej te njeriu. 

Ky është një konkluzion që përputhet me hamendësimet e deritanishme dhe që konfirmon dështimin total të sistemit të survejancës epidemiologjike në mbarë botën. 

Kjo sepse aktualisht lakuriqët që janë të dyshuarit e përhershëm mundet të jenë bartës të shumë viruseve të tjerëve që transmetohen te njeriu. Kërkuesit kanë studiuar historinë e rikombinimeve të virusit duke arritur në përfundimin se pangolini nuk ishte një host, por thjesht e transmetoi koronavirusin te njeriu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.