Rusia financon projektin e Shën Sofisë në Siri
Rusia do të ndihmojë Sirinë në ndërtimin e një kopjeje të Shën Sofisë, pasi kjo e fundit u shndërrua në xhami nga Turqia e Erdoganit.
Siria, në ndryshim nga Turqia është një vend që tregon qartësisht mundësinë e një dialogyu ndërfetar paqësor. Presidenti al-Assad nuk do ta bënte kurrë atë që ndodhi me Shën Sofinë në Stamboll. Rusia do të japë fondet për një miniaturë të Shën Sofisë në provincën perëndimorë të Hama-s
citojnë mediat ruse, deputetin Vitaly Milonov.
Projekti i është paraqitur palës ruse nga kreu i milicisë proqeveritare siriane, Nabeul Al-Abdullah që ka marrë për këtë miratimin formal të Mitropolitit të Kishës Orthodhokse Greke në Hama.
Add new comment