shen sofia
Ku ishin turqit ishte më mirë për Kishën Orthodhokse
Në mdiat turke po qarkullon video e një prifti ortodoks në Greqi, Evangelos Papanikolau të Kishës së Rafinës sipas të cilit ata që sot qajnë për Shën Sofinë bëjnë mirë të pranojnë të vërtetën historike. Duke meshuar, Papanikolau ndër të tjera ka deklaruar se vendimi i Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami është pozitiv edhe në raport me mbajtjen e atij tempulli si muze.
Rusia financon projektin e Shën Sofisë në Siri
Rusia do të ndihmojë Sirinë në ndërtimin e një kopjeje të Shën Sofisë, pasi kjo e fundit u shndërrua në xhami nga Turqia e Erdoganit.
Siria, në ndryshim nga Turqia është një vend që tregon qartësisht mundësinë e një dialogyu ndërfetar paqësor. Presidenti al-Assad nuk do ta bënte kurrë atë që ndodhi me Shën Sofinë në Stamboll. Rusia do të japë fondet për një miniaturë të Shën Sofisë në provincën perëndimorë të Hama-s
Myftiu i Madh i Egjiptit: Kthimi i Shën Sofisë në xhami, e papranueshme nga Islami
Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam e ka cilësuar konvertimin e Shën Sofisë nga muze në xhami si të papranueshme për Islamin.
Ne si myslimanë urdhërohemi të ruajmë kishat. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, udhëzonte gjithnjë në luftë që të mos shkatërroheshin tempujt dhe të mos vriteshin murgjit. Në historinë e Egjiptit asnjë kishë nuk është kthyer në xhami, apo anasjelltas