Antitrusti/Jeff Bezos del para Kongresit

Postuar në 28 Korrik, 2020 18:49

Jeff Bezos do të përgjigjet për herë të parë para Kongresit amerikan, konkretisht Komitetit antitrust. Ky është lajmi për disa media në ShBA që kanë vënë në dukje se Bezos, themelues dhe drejtus i Amazon, është i vetmi nga katër drejtuesit e gjigandëve teknologjikë që nuk është shfaqur para trupës legjislative amerikane. Tim Cook i Apple ka dëshmuar në vitin 2013, Zuckerberg i Facebook ka qenë aty disa herë, Sundar Pichai i Google dhe Alphabet ka qenë në vitin 2018.

Bezos do të dalë për herë të parë pasi akuzohet se ka përdorur  të dhënat e rivalëve për t’i dëmtuar ata. Ai do të jetë në një lidhje video krahas kolegëve të sipërpërmendur për arsye që kanë të bëjnë me depërtimin e tij në disa sfera. Edhe ankesat nuk kanë munguar dhe një që ka rënë në sy veç konkurencës është kërkesa me standarde roboti për punonjësit. 

Media dhe figura e Bezos, e përfolur përherë si dikush që ngjit me miliardat që shtohen, janë një tjetër faktor që ka tërhequr vëmendjen. Sado korrekt të jetë dikush që ka 184 miliardë dollarë, ai shqetëson shumë të tjerë. 

Në çdo rast kundër Bezos ka më shumë frikë se argumente, por frika nuk është pak. Komiteti nga ana tjetër nuk ngre akuza, ai sugjeron përmirësime ligjore apo ligj të ri nëse konstaton probleme. 

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te punosh tek Amazon-i, te duhet qe nje kembe ta mbash perpjete! Po e levize prapanicen pak majtas ose djathtas, mund ta shohesh veten ne rruge! Rregull i rrepte, me ato qe kemi degjuar dhe pare!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.