Virologia e njohur kineze: Virusi nuk doli nga laboratori në Wuhan, as nga tregu

Postuar në 26 Korrik, 2020 13:46

Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.

Në mediat sociale koronavirusi i ri cilësohet rëndom si “ Virusi i Wuhanit”, “ Virusi kinez”, apo “ Kung Flu”, kjo e fundit një lojë fjalësh që përzien gripin me artet marciale.

Pretendimet e presidentit Donald Trump se SARS-CoV-2 doli nga instituti ynë kërkimor bien ndesh me faktet dhe dëmtojnë si punën tonë akademike, ashtu edhe jetën personale. Trump duhet të na kërkojë ndjesë, ka thënë virologia në reagimin e saj ndaj interesimit të revistës Science për çështjen.  

Zhengli pretendon se SARS-CoV-2 me shumë mundësi e ka origjinën nga lakuriqët e natës, dhe mund të ketë pësuar evolucion gjatë kalimit në një bartës të ndërmjetëm e të jetë përshtatur për njeriun duke u përhapur kështu në specien tonë.

Dy janë sipas saj mundësitë e kalimit të virusit: ose direkt nga lakuriqi i natës tek njeriu, ose të ketë pasur një bartës të ndërmjetëm, dhe ky variant është ai me gjasat më të mëdha, thotë ajo, duke përjashtuar dhe tregun e Wuhanit si origjinë të sëmundjes me pretendimin se pacientët e parë të regjistruar në këtë qytet, nuk e kishin frekuentuar tregun e kafshëve të gjalla.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.