Gjermania ndërmjetëson mes Turqisë dhe Greqisë për kërkimet në Egje
Turqia ka vendosur të pezullojë kërkimet për naftë në Egje duke kthyer në port anijen e kërkimit, Oruç Reis. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin tha në një intervistë për CNN Turk se Erdogan ka urdhëruar pezullimin në funksion të negociatave me Athinën zyrtare. Ai ka përmendur edhe rolin e Gjermanië në këtë situatë duke zbuluar se tërheqja e Ankarasë mund të jetë edhe produkt i diplomacisë së Berlinit.
Qasja bazike e Gjermanisë është të ndërmerren hapa për të reduktuar tensionin në Mesdhe; qasja jonë ndaj kësaj është shumë pozitive
është shprehur Kalin.
Reagimi i Greqisë ka qenë pozitiv ndaj këtij hapi. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas e përshkroi këtë lëvizje si pozitive dhe shtoi se:
Greqia do të hapë kanalet e komunikimit me Turqisë dhe të diskutojë çështje që kanë lënduar të dyja vendet prej dekadash, siç është delimitimi i zonave detare
Add new comment