Në Europë po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në Europë po shihen shenja të një vale të dytë të koronavirusit. Gjatë një vizite në Nottingham, Johnson ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për të karantinuar me 14 ditë çdo person që hyn në vend nga Spanja.
Ajo që ne duhet të bëjmë është të marrim vendime të shpejta dhe të vendosura aty ku mendojmë se ka rrezik vatrash sërish. Të jemi fare të qartë rreth asaj që po ndodh në Europë. Mes disa prej miqve tanë europianë, kam frikë se po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
citohet Johnson.
Aktualisht në Spanjë dhe në Gjermani ka shtim të rasteve ditore, ndërkohë që së fundmi edhe në Kinë dhe Vietnam, situata po përkeqësohet. OBSh vetë ka paralajmëruar për një rrugë të gjatë drejt fundit, ndërkohë që skenari që po vepron është i ngjashëm me pandeminë e 1918-ës, në terma kohorë.
Add new comment