Lajme

Die Welt: Erdogan kërkoi mbytjen e një anijeje greke, por u refuzua nga gjeneralët turq

Postuar në 01 Shtator, 2020 21:10

Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka synuar të provokonte një incident të rëndë me Greqinë në Mesdheun Lindor me synim mbijetesën e vet politike. Në raportimin e vet të titulluar, “Lufta e llogaritur e Erdoganit”, gazeta shkruan se Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve të vet të mbysin një anije greke, por pa shkaktuar viktima.

Në garë për mandatin e tretë

Postuar në 01 Shtator, 2020 19:55

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot ambicien për të kandiduar për një mandat të tretë qeverisës. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kryeministra të tjerë para tij e kanë bërë një gjë të tillë, veçse askush nuk e ka korrur suksesin. Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berisha në vitin 2013, kandidonin për një mandat të tretë. Kësaj radhe është Edi Rama që po deklaron ambicien për një fitore tjetër.

Ftesa e Ramës përçau shqiptarët në Malin e Zi

Postuar në 01 Shtator, 2020 15:59

Humbja e partisë së Gjukanoviçit në Malin e Zi, sipas politologut Kristian Duka, erdhi për shkak të ndërhyrjes së kishës ortodokse në politikë. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Duka tha se thirrja e kishës ortodokse për të mos mbështetur Gjukanoviçin i orientoi votat në drejtim të opozitës, duke i hequr PSD-së 6 deputetë.

Një Jo narrativës së rreme "kombëtare" të Tiranës

Postuar në 01 Shtator, 2020 13:50

Dritan Abazoviç, një politikan i ri shqiptar në Mal të Zi ka zënë titujt e parë të mediave shqip në rajon. 35 vjeçari i shkolluar në Sarajevë flet për Malin e Zi dhe jo për pakicat, duke zëvendësuar paradigmën e zakonshme, shqiptar për shqiptarët, sllav për sllavët. Ai duket se ka një rol për të luajtur pas procesit zgjedhor që sapo përfundoi në Malin e Zi dhe gjasat janë që të qëndrojë i patundur në qëndrimin e vet kundër presidentit aktual Milo Gjukanoviç.

Mediat greke: Franca dislokon me detyrë luftarake në Mesdheun Lindor aeroplanmbajtësen "Charles de Gaulle"

Postuar në 01 Shtator, 2020 00:28

Mediat greke raportojnë se Franca ka nisur dislokimin ushtarak në Mesdheun Lindor, të cilin e interpretojnë si përgjigje ndaj sjelljes dhe kërcënimeve të Turqisë.

Presidenti Aoun propozon formulën e shtetit shekullar si të vetmen të mundshme për Libanin

Postuar në 01 Shtator, 2020 00:08

Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë thirrje dje për shpalljen e një shteti shekullar si e vetmja mënyrë për të ruajtur pluralizmin në vend.

Bëj thirrje për shpalljen e Libanit një shtet shekullar. Një shtet  i tillë është e vetmja mënyrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e pluralizmit  si dhe krijimin e unitetit. Rinia e Libanit po kërkon ndryshimin…Unë them po, koha ka ardhur. Ka nevojë për zhvillim, modifikim, ndryshim sistemi

Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!

Postuar në 31 Gusht, 2020 23:20

 Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.

Po negociojmë detin pa patur asnjë interes real

Postuar në 31 Gusht, 2020 19:05

Shqipëria politike po afrohet sërish përballë një problemi delikat siç është ndarja e kufirit  detar me Greqinë dhe zonave ekonomike me të. Problemi është delikat jo për kompleksitetin e aspektit teknik të procesit, por për shkak të sjelljes së elitës politike në raport me çështje të tilla që rezonojnë përtej shqetësimeve të saj të natyrës strikt ekonomike.

Fruktoza mund të bëhet shkak për yndyrën në mëlçi

Postuar në 31 Gusht, 2020 14:00

Konsumi i tepërt i fruktozës - një ëmbëlsues i përdorur gjerësisht në dietën amerikane - mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. NAFLD (dëmtimi jooalkolik yndyror i mëlçisë), është një sëmundje relativisht e përhapur në Shtetet e Bashkuara. Por në kundërshtim me atë që dihej deri tani, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Diego School of Medicine, raportojnë se fruktoza ndikon negativisht në mëlçi pasi të arrijë në zorrë, ku sheqeri prish pengesën epiteliale duke mbrojtur organet e brendshme nga toksinat bakteriale në zorrë.

BE akordon 400 mln $ për vaksinën anti-CoVid-19 për vendet e varfra

Postuar në 31 Gusht, 2020 13:16

Komisioni Europian ka njoftuar së fundmi se do të akordojë 400 milionë euro  për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për blerjen e vaksinës kundër CoVid-19. Përmes nismës në fjalë synohet blerja e 2 miliardë dozave deri në fund të vitit 2021 të një vaksine të mundshme nga disa prodhues.

Dozat në fjalë do të shkojnë për vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare, një lëvizje kjo që synon ta bëjë vaksinën një të mirë për mbarë njerëzimin dhe jo një privilegj vetëm për disa shtete.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme