Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!
Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.
Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësorë të të huajve”.
Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë euro për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.
Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.
Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.
Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri i tha BIRN se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë
raporton BIRN.
Situata këtu konfirmon një paradoks të madh politik. Tahiri është një njeri i ardhur në krye të Ministrisë nga PS-ja, që supozohet se ka ndërmarrë një reformë në drejtësi nën udhëheqjen e SHBA. Në këtë kuadër, qëndrimet e ambasadës apo edhe prononcimet e ish-ambasadorit Donald Lu për çështje të ndryshme, në mediat e të majtës që mbrojnë shpesh edhe z. Tahiri, janë interpretuar si një garanci se reforma nuk ndalet. Ose si garanci dhe presion për më shumë pavarësi përkundrejt drejtësisë së kapur dhe të korruptuar shqiptare.
Ndaj lobimi i z. Tahiri ngjan disi kundër rrymës dhe “logjikës”. Aq shumë sa është betuar z. Tahiri se është i pafajshëm dhe se i ka ngritur kurth politika, do të ishte e pritshme që ai madje të lobonte që ambasada amerikane të prononcohej sa më shumë. Meqenëse siç edhe është ankuar shpesh sa te Sokol Balla aq edhe te Lorenc Vangjeli, ai po kërkon vetëm drejtësi, duke vënë në dyshim integritetin e gjykatave shqiptare.
Kjo sjellje meriton vëmendje. Çfarë e shtyn z. ish-ministër që të kërkojë bllokimin e qëndrimeve publike të një ambasade? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta kërkojmë te fakti se Tahiri e di shumë mirë si funksionon mekanizmi në këtë vend. Nëse kemi parasysh gjuhën e tij të shantazhit, duhet të mendojmë se ai ka marrë përsipër të provojë neutralizimin e rolit të amerikanëve në Tiranë, në mënyrë që procesi i tij të mbyllet siç ka ndodhur p.sh me presidentin e tanishëm të vendit. Është e sigurtë se kryeministri i tanishëm, që luan si Pilati, përdor shpesh në kontakte me përfaqësues politikë që kanë probleme, alibinë e ambasadorit dhe ambasadës amerikane. Pra, nuk kam çfarë të bëj se janë ATA. Kjo dihet fare mirë. Në këtë kuptim, nëse Tahiri ka marrë premtimin se do të pastrohet, atij i duhet që luftën në media dhe lobimin kundër ambasadës ta rregullojë vetë. Në mënyrë që të Rilindë dhe të mos ketë armiqësië në politikë, aty ku pazari është Bibla.
Comments
Rama sa ka kap
Nese Ambasada Usa ka kap te pakten 20.000 per mos me komentu nje seance, sa i bie i ka shkuar Tahirit gjithe gjyqi?
Add new comment