procesi gjyqesor
Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!
Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.
Kush do ta mësojë të flasë ministrin e Brendshëm?
Sot ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar në konferencën për shtyp se dorëzimi i Balilit u negociua dhe se në këmbim të këtij akti atij iu premtua një proces i ndershëm gjyqësor. Ndoshta ministri ka qenë më i sinqertë nga ç’duhet, por pyetja që lind këtu është: si mund të garantojë ekzekutivi një proces të ndershëm gjyqësor? Si mund ta bëjë një gjë të tillë qeveria, sidomos kur ajo është vetë protagoniste e akuzave për sistemin gjyqësor?
“RD” bën thirrje për arrestimin e personave që ndryshojnë dëshminë në çështjen “Shullazi”
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike bënte thirrje dje për dënimin e dëshmitarëve që po ndryshojnë dëshminë e tyre në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Sipas kësaj gazete, personi në fjalë po shkon drejt lirimit nga burgu dhe kjo pikërisht për shkak se shumë nga personat që thirren si dëshmitarë, po ndryshojnë dëshminë.
3 mijë procese gjyqësore për mungesë dokumentacioni për pensionin
Punon të gjithë jetën tënde, derdh kontributet dhe në fund për të plotësuar dosjen që çon në vendimin për të marrë pensionin duhet të sorollatesh pa fund. Kjo ndodh në Shqipëri prej vitesh, ku njerëz të moshës për pension duhet të menaxhojnë vetë të gjithë dokumentacionin që u mungon zyrave të sigurimeve shoqërore. Jo rrallë ndodh që mungesa e dokumentacionit çon në proces gjyqësor për verifikim fakti , ku thirren dëshmitarë “ish-shokë të kolektivit punonjës” për të bindur institucionet se ti je ai që ke punuar aty ku institucionit i mungojnë letrat.