“RD” bën thirrje për arrestimin e personave që ndryshojnë dëshminë në çështjen “Shullazi”
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike bënte thirrje dje për dënimin e dëshmitarëve që po ndryshojnë dëshminë e tyre në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Sipas kësaj gazete, personi në fjalë po shkon drejt lirimit nga burgu dhe kjo pikërisht për shkak se shumë nga personat që thirren si dëshmitarë, po ndryshojnë dëshminë. Gazeta akuzon se në këtë “skemë duket se janë të përfshirë edhe struktura shtetërore, spese ndonëse ligjërisht dëshmitarët dënohen me burg për dëshmi të rreme, deri tani nuk është marrë asnjë masë ligjore për dëshmitarët që kanë ndryshuar dëshmitë në sallën e gjyqit ndaj Emiljano Shullazit”.
Biznesmendi Adriatik Kërccuku, magazinieri Ismail Dervishaj kanë ndryshyuar dëshminë, ndërkohë që sipas gazetës, vetëm biznesmeni Ylvi Beqja i ka qëndruar asaj që ka deklaruar në Prokurori.
Add new comment