Lajme
Myftiu i Madh i Egjiptit: Kontrolli i lindjeve, i ligjshëm nga Islami
Ka vende që nuk kanë problem shpopullimin, por mbipopullimin.
Kallashnikov prezanton AK-19 me kalibër ai armët e NATO-s. Synohet tregu arab
Koncerni i njohur ushtarak rus, Kalashnikov ka prezantuar së fundmi AK-19, një model pushke automatike sulmi që është projektuar për municion të kalibrit 5.55 mm. Sipas prodhuesve arma e re është përshtatur me kalibrin e armëve të lehta të përdorura nga vendet e NATO-s, por ai synon në fakt tregun saudit dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe që dominohen nga armët amerikane.
Një hartë politike për virusin
Harta në fjalë përdorej sot nga gazeta italiane “Corriere della Sera” si ilustrim i një raportimi mbi situatën e fundit të pandemisë në Europë. Absurditetit të vendimeve të Bashkimit Europian që lejon daljen e shtetasve të vendeve anëtare, por jo hyrjen e të huajve pa kontroll, u shtohet edhe kjo hartë që piketon rastet e infektimeve në Europë duke lënë të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor, pra të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende anëtarë të BE-së.
Dhuna politike në SHBA zbret në rrugë
Ferkimi politik në Amerikë ka zbritur në rrugë. Mediat raportojnë për përplasje mes mbështetësve të presidentit Donald Trump dhe protestuesve të lëvizjes Black Lives Matter në Portland, Oregon. Përleshja nisi teksa një karvan me 600 makina të mbështetësve të Trump u përballën me protestuesit e lëvizjes kundërshtare dhe si pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Dilema mes Lindjes dhe Perëndimit/ Pse zgjedhjet e sotme në Malin e Zi kanë rëndësi kyçe
Në Malin e Zi votohet sot për parlamentin e ri. Zgjedhjet paraardhëse në këtë vend për pak u kthyen në katastrofë. Në prag të tyre, policia arrestoi një grup agjentësh të dyshuar rusë, serbë dhe shtetas malazezë që kishin planifikuar të bënin një grusht shteti, të vrisnin kryeministrin e vendit, Milo Gjukanoviç, dhe të sillnin në pushtet një qeveri pro-Moskës.
Ndoshta marrëveshja u bë më e thjeshtë. Greqia ka pranuar vlerë të reduktuar për Kretën
Ndoshta gjërat janë thjeshtuar për Shqipërinë në ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Marrëveshja e kësaj të fundit me Italinë u jep efekt të reduktuar ishujve të Diapontit që janë në veri të Korfuzit dhe këtë vendim Athina zyrtare e ka interpretuar me faktin se edhe në marrëveshjen e vitit 1977 ishujt kanë patur efekt të tillë. Në këtë kuadër vlera e reduktuar e ishujve që janë përballë vendit tonë, përmbush një nga kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon pikërisht që në përputhje me Konventën e Detit dhe konfiguracionin e bregdetit të gjendet një zgjidhje e ekuilibruar.
Deti nuk ndahet me 7501-n, ndaj nuk bien dakord
Për detin po flasin të gjithë. Njëra palë thotë se 12 miljet e palës greke sjellin humbje për ne dhe hedhin në punë matematika të posaçme. Kryeministri sot ka zbuluar se është stërnip i Odise Kasnecit që e quan mik të Abdyl Frashërit dhe si i tillë ai nuk mund ta falë detin. Mirëpo sado e ndërlikuar të duket loja ajo është fare primitive: opozita kërkon te provokojë një situatë krize dhe tensioni duke ushqyer idenë se deti iu shit grekut.
Lexoni p.sh se çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Ndërron jetë Black Panther
Chadwick Boseman, aktori që u bë i njohur me rolin e Black Panther në serinë e produksioneve të superheronjve të Marvel, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare. Ai ishte diagnostikuar me kancer në zorrë katër vjet më parë, por megjithatë nuk hoqi dorë nga aktiviteti filmik.
Të gjithë filmat janë filmuar mes një serie ndërhyrjesh kirurgjikale dhe kimioterapish. Ishte në nderin e karrierës së tij të sillte në skenë mbretin TCalla me Black Panther
u shprehën pjesëtarë të familjes së tij.
Shfaqja e të riinfektuarve
Një tjetër rast riinfektimi me CoVid-19 njoftohet në media. Kësaj radhe bëhet fjalë për nkë 25 vjeçar në Nevada të ShBA i cili ishte konfirmuar pozitiv në muajon prill dhe u riinfektua pasi ishte shëruar herën e parë.
Sipas raportimeve në media rasti është përfshirë në një studim të paredaktuar dhe duhet pritur një konfirmim zyrtar.
Herën e dytë 25 vjeçari ka patur simptoma më të rënda, ndërkohë që virusi nga i cili është riinfektuar është pak më i ndryshëm nga ai i prillit.
Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën
Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.