Dhuna politike në SHBA zbret në rrugë
Ferkimi politik në Amerikë ka zbritur në rrugë. Mediat raportojnë për përplasje mes mbështetësve të presidentit Donald Trump dhe protestuesve të lëvizjes Black Lives Matter në Portland, Oregon. Përleshja nisi teksa një karvan me 600 makina të mbështetësve të Trump u përballën me protestuesit e lëvizjes kundërshtare dhe si pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Mediat raportojnë se janë dëgjuar tre të shtëna nga të cilat një mashkull i bardhë duket se ka humbur jetën. Sipas dëshmive në vendngjarje viktima mbante një kaplele me shenjta e Patriot Prayer, një grup i djathtë që akuzohet se ka patur përplasje të mëhershme me protestuesit në Portland. Dy ditë më parë, Trump e cilësoi Portland si një qytet liberal të kapluar nga dhuna, një qasje që përputhet me devizën e fushatës së tij për t’u rizgjedhur: Ligj dhe Rend.
Trump ka deklaruar se nëse Joe Biden do të zgjidhet SHBA do të zhytet në kaos dhe për ta ilustruar këtë ka sjellë si shembull Portland. Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, ato do të përcaktojnë të paktën të ardhmen e SHBA, ku ngjan se konsensusi i brendshëm është thyer dhe ku shoqëria ka nevojë për “profetë” të rinjë të paqes sociale që është buzë të shpërbërjes.
Add new comment