Lajme
Identifikohet rasti i parë i infektuar për herë të dytë me Covid-19. Kësaj radhe Asimptomatik
Studiuesit në Hong Kong thanë këtë të hënë se ata kanë identifikuar rastin e parë të dokumentuar se dikush është infektuar me koronavirus për herë të dytë.
Duhet shkruar proza e plaçkitjes, që nesër të mos ta lexojmë si histori progresi
Nëse lexon Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ka që e lexojnë akoma nuk ka pse çuditemi – të përplaset në fytyrë progresi, zhvillimi ekonomik, Shqipëria e bukur, turizmi që nuk ndalet. Mund të mendosh që në fund të fundit kjo është detyra e një agjencie qeveritare, të flasë mirë për punët e qeverisë. Sepse ATSH është e tillë, ajo vetëm emrin ka shqiptare.
Ndryshime ligjore në statusin e punonjësve të SHISH
Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet e bëra në ligjin për “Statusin e Punonjësit të Shërbimit Informativ” që parashikon disa ndërhyrje administrative dhe operacionale që miratohen me udhëzim të titullarit. Kështu ndryshimet e reja parashikojnë një kurs bazë për formimin profesional të punonjëve, diçka që thuhet se ka qenë deri më sot, por mesa duket tashmë përfshihet në ligj. Kalimi i kursit është kusht për vijimin e marrëdhënieve me shërbimin, ndërkohë që shkëputja pa arsye ngarkon te kursanti detyrimet financiare.
SHBA tërhiqet ushtarakisht edhe nga Iraku
Trupat amerikane do të tërhiqen së shpeejti nga Iraku. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të ulë praninë ushtarake në Irak në nivelin më të ulët të mundshëm sapo një gjë e tillë të jetë e mundur. Trump nuk ka dhënë data dhe afate, por ka sqaruar se po punohet drejt objektivit që amerikanët të mos jenë më ushtarakisht në Irak.
Me shpresë se Iraku mund të jetojë i qetë dhe më vete dhe të mund të mbrohen çka e kanë bërë për një kohë të gjatë para se ne të përfshiheshim ne
Që nga viti 1994, Toka ka humbur 28 trilionë ton akull
Që nga viti 1994 Toka ka humbur 28 trilionë tonë akull. Kjo shifër është përllogaritur nga shkencëtarët britanikë që kanë analizuar të dhëna satelitore të mbledhura duke vëzhguar polet, malet dhe akullnajat. Sipas tyre shkrirja në masë e akujve për shkak të ngrohjes globale mund të çojë në rritjen e nivelit të detit me 1 m deri në fund të këtij shekulli.
Për ta kuptuar, çdo cm e rritjes së nivelit të detit do të thotë se rreth 1 milionë njerëz do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre
Mjegulla e një pandemie, CoVid-19 nuk është edhe aq virus i ri. Asimptomatikët e "kanë kaluar më parë"
Ajo që në media po përflitet si vala e dytë e koronavirusit në Europë duket se ka ndryshuar objektivin. Në Francë raportohet se CoVid-19 po qarkullon aktualisht katër herë më shumë mes njerëzve poshtë 40 vjeç krahasuar me 65 vjeçarët.
Ne jemi në një situatë të rrezikshme. Ky nuk është një rast përjashtimor për Francën, por një dinamikë europiane
ka deklaruar Oliver Veran, ministri i Shëndetësisë.
0.41% shanse të godasë Tokën më 2 nëntor
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka përllogaritur se një asteroid që pritet të kalojë pranë Tokës në fillim të muajit nëntor, ka 0.41% shanse të godasë planetin. Objekti i njohur si 2018VP1, parashikohet të kalojë pranë Tokës më 2 nëntor 2020 dhe sipas trajektores së gjurmuar ekzistojnë tre mundësi përplasjeje.
Objekti është 0.002 km në diametër.
Nëse Greqia tërheq këmbëzën, Turqia del nga NATO. U ngopëm me kërcënimet e Macron
Franca i ka hedhur bezninë zjarrit me vendimin e saj për të dërguar anije ushtarake në ndihmë të Greqisë. Kundëradmirali turk në pension, Cem Gurdeniz, që cilësohet nga AFP si autori i doktrinës detare turke, thotë se Franca po sillet si një fëmijë i llastuar.
Jam ngopur me kërcënimet e përditshme verbale të Macron-it
thotë Gurdeniz.
Arrijnë së bashku në 1 trilionë dollarë
Një studim i publikuar së fundmi nga Institute for Policy Studies në SHBA vë në dukje se për herë të parë në historinë e vendit, 12 miliarderët kryesorë të tij kanë një pasuri që vlerësohet 1.015 trilionë dollarë.
Ky është një stad shqetësues në historinë e përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit në SHBA. Kjo është thjesht shumë pushtet ekonomik dhe politik në duart e 12 njerëzve
Ndërlikohet misioni i OSBE-së në Bjellorusi, Lukashenko urdhëron stërvitje masive në kufijtë perëndimorë
Agjenci të ndryshme mediatike njoftojnë se ushtria bjellourse është urdhëruar të zhvillojë stërvitje masive mes datave 28-31 gusht.
Një grup i integruar forcash janë grumbulluar për mbatjen e stërvitjeve taktike. Ato përfshijnë forcat ajrore, reparte të motorizuara, njësi të artilierisë dhe skuadra dronësh dhe sistemesh elektronike
citohet Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.