Ndërlikohet misioni i OSBE-së në Bjellorusi, Lukashenko urdhëron stërvitje masive në kufijtë perëndimorë
Agjenci të ndryshme mediatike njoftojnë se ushtria bjellourse është urdhëruar të zhvillojë stërvitje masive mes datave 28-31 gusht.
Një grup i integruar forcash janë grumbulluar për mbatjen e stërvitjeve taktike. Ato përfshijnë forcat ajrore, reparte të motorizuara, njësi të artilierisë dhe skuadra dronësh dhe sistemesh elektronike
citohet Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.
Në këtë kuadër raportohet se presidenti Aleksander Lukashenko ka udhëzuar Ministrinë e Mbrojtjes që të monitorojë me kujdes lëvizjet e trupave të NATO-s në Poloni dhe Lituani dhe të vendosi trupat në gatishmëri të lartë në kufijtë perëndimorë. Lëvizjet e tanishme duket se njoftojnë se Lukashenko nuk ka ndërmend të japë zgjidhje politike për situatën e krijuar në vend dhe protestat që kanë nisur kundër rizgjedhjes së tij për të gjashtën herë. Po kështu ai po përcjell një mesazh të qartë kundër Perëndimit që ka autorizuar OSBE-në në mision ndërmjetësues.
Add new comment