Që nga viti 1994, Toka ka humbur 28 trilionë ton akull
Që nga viti 1994 Toka ka humbur 28 trilionë tonë akull. Kjo shifër është përllogaritur nga shkencëtarët britanikë që kanë analizuar të dhëna satelitore të mbledhura duke vëzhguar polet, malet dhe akullnajat. Sipas tyre shkrirja në masë e akujve për shkak të ngrohjes globale mund të çojë në rritjen e nivelit të detit me 1 m deri në fund të këtij shekulli.
Për ta kuptuar, çdo cm e rritjes së nivelit të detit do të thotë se rreth 1 milionë njerëz do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre
citohet prof. Andy Shepherd nga universiteti i Leeds.
Nëse bëjmë matematikë të thjeshtë jemi para eventualitetit të zhvendosjes së 100 milionë njerëzve.
Një tjetër problem sipas shkencëtarëve që krijohet nga reduktimi masiv i sasisë së akullit është humbja e aftësisë së planetit për të reflektuar radiacionin diellor duke rritur sasinë e nxehtësisë së planeti thith, ndërkohë që shkrirja e akujve në male do të provokojë probleme me ujin e pijshëm për të cilin janë burim. Sa i përket temperaturave është vlerësuar se që nga viti 1880 ajo është rritur me 0.85 gradë Celcius
Add new comment