Lajme
Pandemia çon në faliment edhe Pascha-n, një ndër bordellot më të mëdha në Europë
Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar. Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.
Kapëm fundin
citojnë mediat drejtuesin e bordellit.
Stoltenberg: Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të nisin bisedimet teknike
Turqia dhe Greqia kanë vendosur të nisin diskutimet me ndërmjetësimin e NATO-s. lajmin e ka dhënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg që ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me liderët grek dhe turq.
Të dy aleatët kanë rënë dakord për diskutime teknike përmes NATO-s, për krijimin e mekanizmave për shmangien e konfliktit ushtarak dhe reduktimin e rreziqeve për incidentev dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor
tha ai.
George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA
Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese.
Një fitore politike dhe detyrimi për të zhvilluar imunitetin ndaj banalitetit të shqiptarëve
Zgjedhjet në Mal të Zi kanë provokuar ndryshime të mëdha në skenë politike rajonale.
Qeveria greke ndryshon rregullat për dhënien e nënshtetësisë
Qeveria greke ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së nënshtetësisë. Qytetarët me kombësi të huaj që do të aplikojnë për nënshtetësi do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim mbi gjuhën, historinë dhe gjeografinë e Greqisë. Ky kusht parashikohet nga një draftligj i depozituar së fundmi dhe që do të konsultohet deri më 10 shtator.
87 mijë të larguar nga puna që nga qershori
Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësit e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.
Gjashtë muaj me Covid
Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë. Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën. Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfimuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.
SKEMA/ PD: Qeveria Rama, 1 miliard lekë në xhepat e Carlo Bolinos
Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milionë dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga kompania Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transferohen me pas në llogaritë e biznesit të Bolinos. Partia Demokratike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv të Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacion
Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave në regjimin e Pol Potit. “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare
Komandanti i Khmer Rouge, i njohur si “Shoku Duch”, vrasësi kryesor i regjimit të Pol Potit dhe shefi i sigurisë që mbikëqyri vrasjen masive të të paktën 14 mijë kamboxhianëve në burgun famëkeq Tuol Sleng, vdiq të mërkurën. Ai ishte 77-vjeç. Kaing Guek Eav ose “Shoku Duch”, ishte figura e parë e Khmer Rouge, i cili dha llogari para një gjykate për rolin e tij që luajti në një prej regjimeve më gjakatare, i cili vrau të paktën 1.7 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë së Kamboxhias, nga vitet 1975-1979.
Venizelos: Kërkuam ratifikimin e marrëveshjes së 2009 të rishikuar
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në vitete 2013-2015, Evangelos Venizelos ka sqaruar përmes një interviste dhënë së fundmi për gazetën “Kathimerini” diskutimet e mbajtura me palën turke dhe diskutimet e zhviluara në tërësi për delimitimin e ujërave detare të Greqisë.
Teksa ka sqaruar se negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë nisur në mënyrë të rregullt që në vitin 2002, Venizellos flet edhe për një aspekt teknik, por jo pa rëndësi të diskutimeve të zhvilluara me palën shqiptare, me të cilën është folur për delimitimin në një pjesë të detit Jon.