Venizelos: Kërkuam ratifikimin e marrëveshjes së 2009 të rishikuar
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në vitete 2013-2015, Evangelos Venizelos ka sqaruar përmes një interviste dhënë së fundmi për gazetën “Kathimerini” diskutimet e mbajtura me palën turke dhe diskutimet e zhviluara në tërësi për delimitimin e ujërave detare të Greqisë.
Teksa ka sqaruar se negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë nisur në mënyrë të rregullt që në vitin 2002, Venizellos flet edhe për një aspekt teknik, por jo pa rëndësi të diskutimeve të zhvilluara me palën shqiptare, me të cilën është folur për delimitimin në një pjesë të detit Jon.
Të gjitha këto(udhëzimet e dhëna për negociimin për delimitimin shën. i redaksisë) ishin pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për delimitimin e zonave detare, që përfshinin po ashtu intensifikimin e negociatave me Italinë për shndërrimin e marrëveshjes së vitit 1977 në një marrëveshje për delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike, rivendosjen e kontakteve me Shqipërinë mbi ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2009 me një preambul të përditësuar dhe një rishikim teknik dhe gjeografik – në këtë kontekst u nënshkrua një marrëveshje me Shqipërinë mbi përdorimin e toponimeve greqisht me një deklaratë që hidhte poshtë çdo lloj irredentizmi… (in this context an agreement was signed with Albania on the use of the Greek place names (toponyms) by a declaration of rejection of any kind of irredentism)
shprehet Venizellos.
Siç shihet optika greke në raportet me vendin tonë dhe qeverinë e tij ka patur si shqetësim zhvillimet e brendshme politike dhe mesazhet me sfond nacionalist që mesa duket nuk jepnin siguri juridike dhe politike se marrëveshja e ujërave do të zgjidhte çdo problem. Këmbëngulja e palës greke për marrëveshjen e toponimeve presupozon që edhe në draft marrëveshjen e delimitimit të ruhet përcaktimi toponimik greqisht nisur nga fakti se çdo lojë politike nesër nuk do të kishte bazë për pretendime të caktuara.
Nuk është e qartë se çfarë thuhet në preambulën e përditësuar të marrëveshjes së vitit 2009 të cilën Greqia ka kërkuar të ratifikohet dhe se në çfarë konsiston rishikimi teknik dhe gjeografik(technical geographical location rechecking).
Ajo çfarë dihet është se Ne nuk dimë realisht asgjë për atë që negociohet dhe na duhet në vijimësi të informohemi nga Athina.
Add new comment