venizelos
Venizelos: Kërkuam ratifikimin e marrëveshjes së 2009 të rishikuar
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në vitete 2013-2015, Evangelos Venizelos ka sqaruar përmes një interviste dhënë së fundmi për gazetën “Kathimerini” diskutimet e mbajtura me palën turke dhe diskutimet e zhviluara në tërësi për delimitimin e ujërave detare të Greqisë.
Teksa ka sqaruar se negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë nisur në mënyrë të rregullt që në vitin 2002, Venizellos flet edhe për një aspekt teknik, por jo pa rëndësi të diskutimeve të zhvilluara me palën shqiptare, me të cilën është folur për delimitimin në një pjesë të detit Jon.
Mbi marrëveshjen detare Greqi-Itali
Me marrëveshjen e nënshkruar më 9 qershor 2020 mes Greqisë dhe Italisë, vija kufitare e marrëveshjes dypalëshe të vitit 1977 mbi demarkimin e shelfit kontinental të dy vendeve tani do të përdoret për delimitimin e zonave të tjera detare, në të cilat të dyja vendet kanë të drejtë të ushtrojnë sovranitetin e vet apo juridiksionin sipas ligjit ndërkombëtar.