Përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave në regjimin e Pol Potit. “Shoku Duch” vdes në moshën 77-vjeçare

Postuar në 02 Shtator, 2020 14:11

Komandanti i Khmer Rouge, i njohur si “Shoku Duch”, vrasësi kryesor i regjimit të Pol Potit dhe shefi i sigurisë që mbikëqyri vrasjen masive të të paktën 14 mijë kamboxhianëve në burgun famëkeq Tuol Sleng, vdiq të mërkurën. Ai ishte 77-vjeç. Kaing Guek Eav ose “Shoku Duch”, ishte figura e parë e Khmer Rouge, i cili dha llogari para një gjykate për rolin e tij që luajti në një prej regjimeve më gjakatare, i cili vrau të paktën 1.7 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë së Kamboxhias, nga vitet 1975-1979.

Ai ndërroi jetë në orën 00:52 të mëngjesit, në spitalin “Khmer Soviet Friendship Hospital” në Phnom Penh, tha zëdhënësi i gjykatës Neth Pheaktra. Zëdhënësi nuk dha detaje për shkakun e vdekjes, edhe pse Duch kishte qenë i sëmurë vitet e fundit. Mësohet se si kreu i Tuol Sleng, ai kryesoi torturat dhe ekzekutimet e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve. Të burgosurit u detyruan të japin shpjegime të hollësishme dhe duke implikuar familjarët e tyre si të supozuar armiq të revolucionit. Shumë prej tyre u detyruan të hapin vetë varrin e tyre.

Në kohën e gjyqit të tij, Duch kishte shprehur keqardhje për krimet e tij, në vitin 2009, ai i tha gjykatës: "Unë jam i vetmi përgjegjës për humbjen e të paktën 12,380 jetëve.” 

Vdekja e tij ishte "një kujtesë se drejtësia është një proces i gjatë dhe i vështirë, ndoshta kjo mund të sjellë një kënaqësi për të gjallët, dhe të rënët tani mund të pushojnë në paqe", tha Youk Chhang, drejtori i Qendrës së Dokumentimit të Kamboxias. Burgu, i cili ishte vendosur në një shkollë të mesme në qendër të Phnom Penh, u bë një simbol i brutalitetit të regjimit të Khmer Rouge.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.