Shfaqja e të riinfektuarve
Një tjetër rast riinfektimi me CoVid-19 njoftohet në media. Kësaj radhe bëhet fjalë për nkë 25 vjeçar në Nevada të ShBA i cili ishte konfirmuar pozitiv në muajon prill dhe u riinfektua pasi ishte shëruar herën e parë.
Sipas raportimeve në media rasti është përfshirë në një studim të paredaktuar dhe duhet pritur një konfirmim zyrtar.
Herën e dytë 25 vjeçari ka patur simptoma më të rënda, ndërkohë që virusi nga i cili është riinfektuar është pak më i ndryshëm nga ai i prillit.
Riinfektimi deri më tani ështe një gjë e rrallë. Në ShBA nga 6 milionë raste ky është i pari qe raportohet dhe ende nuk është e qartë pse ka ndodhur.
Pak ditë më parë në Hong Kong u verifikua një tjetër rast riinfektimi, por asimptomatik, që është gjithësesi e pritshme nisur nga mënyra sesi funkskonon sistemi imunitar, por përsëritja e sëmundjes me simptoma të rënda kërkon shpjegim.
Add new comment