riinfektimi

Riinfektimi me SARS CoV-2, gjasat ndryshojnë në varësi të moshës

Postuar në 19 Mars, 2021 00:02

Rastet e infektimit me Covid për së dyti u shfaqën që në valën e parë të pandemisë, kur bota ishte ende në karantinë. Por pak të dhëna ka pasur në lidhje me këtë fenomen të përhapur në të gjithë botën. Studimi i parë i përmasave të mëdha që i jep përgjigje shkencore pyetjes mbi riinfektimin është botuar këtë javë në “Lancet”. Sipas studimit, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën 6 muaj.

Fauci: Varianti britanik i Sars-Cov-2 nuk i ri-infekton ata që janë prekur nga forma të mëhershme të virusit

Postuar në 01 Janar, 2021 01:18

 Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021. Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars

CoVid-19/A ka të ri-infektuar në Shqipëri?

Postuar në 20 Nëntor, 2020 23:52

Pandemia aktuale në Shqipëri duket se ka prodhuar edhe dukurinë e riinfektimit. Siç ndodh rëndom, informacioni për këtë temë vjen në rrugë informale dhe për ta marrë atë zyrtarisht është thuajse e pamundur.

Mbrojtje nga riinfektimi/Imuniteti nga CoVid-19 krijohet që me infektimin e parë dhe zgjat në kohë

Postuar në 18 Nëntor, 2020 00:17

Një ekip kërkuesish nga universiteti i Freiburg të drejtuar nga dr. Maike Hofmann, dr. Christoph Neumann Haefelin dhe prof. dr. Robert Thimme ka provuar se SARS-CoV-2 krijon imunitet të qëndrueshëm në organizmin e njeriut që preket nga virusi. Ndonëse shqetësimi për zhdukjen e antitrupave është real, organizmi duket se krijon qeliza imunitare të quajtura qelizat imunitare T që ngjasojnë me ato që prodhohen pas prekjes nga gripi. 

Ne kemi besim se shumica e njerezve që i kanë mbijetuar SARS-CoV-2 kanë një lloj mbrojtjeje kundër ri-infektimit

Propagandë globale për maskën në rrugë. Raportohet si alarmant një rast riinfektimi i 5 qershorit

Postuar në 13 Tetor, 2020 12:58

Sot në disa media online shqip ka qarkulluar ky tekst:

Shfaqja e të riinfektuarve

Postuar në 29 Gusht, 2020 00:10

Një tjetër rast riinfektimi me CoVid-19 njoftohet në media. Kësaj radhe bëhet fjalë për nkë 25 vjeçar në Nevada të ShBA i cili ishte konfirmuar pozitiv në muajon prill dhe u riinfektua pasi ishte shëruar herën e parë. 

Sipas raportimeve në media rasti është përfshirë në një studim të paredaktuar dhe duhet pritur një konfirmim zyrtar. 
Herën e dytë 25 vjeçari ka patur simptoma më të rënda, ndërkohë që virusi nga i cili është riinfektuar është pak më i ndryshëm nga ai i prillit. 

Identifikohet rasti i parë i infektuar për herë të dytë me Covid-19. Kësaj radhe Asimptomatik

Postuar në 24 Gusht, 2020 17:10

Studiuesit në Hong Kong thanë këtë të hënë se ata kanë identifikuar rastin e parë të dokumentuar se dikush është infektuar me koronavirus për herë të dytë.

20 raste të reja me CoVid-19, një personel shëndetësor i riinfektuar

Postuar në 06 Qershor, 2020 14:48

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konstatuar 20 raste pozitive me CoVid-19. Përfaqësuesja Flutra Beqo ka shtuar se mes të prekurve është edhe një personel shëndetësor i riinfektuar pas 3 muajsh. Ky është rasti i parë në këtë kuadër, duke shtuar dyshimet për imunitetin e fituar nga virusi.

Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim

Postuar në 16 Prill, 2020 13:15

Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.

Subscribe to RSS - riinfektimi