Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim

Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.
Ri-infektimi do të ishte shumë shqetësues pasi do të hidhte poshtë idenë se kalimi i sëmundjes krijon patjetër imunitet te të prekurit. Ndërkohë kjo shpjegohet edhe me faktin se sipas studimeve të ndryshme, koronavirusi dëmton qelizat T që luajnë një rol qendror në sistemin imunitar të trupit dhe në aftësinë për të luftuar infeksionet. Është pra një gjendje e imponuar imuntrare që përcakton riaktivizimin e virusit I cili mesa duket nuk gjurmohet mirë me testimet e bëra deri më tani.
Add new comment