korea e jugut
Krahas Gjermanisë, Trump redukton prezencën ushtarake amerikane edhe në Korenë e Jugut
Krahas Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur reduktimin e personelit ushtarak edhe në Korenë e Jugut. Gazeta “The Wall Street Journal” raporton se Pentagoni ka paraqitur në Shtëpinë e Bardhë planin e ristrukturimit dhe rivlerësimit të stacionimeveushtarake amerikane në botë, mes të cilave ka rënë në sy Korea e Jugut.
Korea e Veriut hedh në erë godinën e ndërlidhjes me Korenë e Jugut
Korea e Veriut ka hedhur një tjetër hap drejt përshkallëzimit me fqinjin e vet jugor. Mediat raportojnë se Pheniani ka urdhëruar dhe ekzekutuar hedhjen në erë të një godine të kontaktit me Seulin në qytetin kufitar të Kaesong.
Pamjet e shpërthimit janë bërë publike dhe ato janë interpretuar si shenjë e qartë e vullnetit të Koresë së Veriut për të tensionuar situatën. Një arsye për këtë reagim është propaganda e nxitur nga Jugu që po përdor dezertorë të ndryshëm kundër regjimit të Kim Jong-un.
Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim
Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.
Videolajm/Motra e Kim Jong-un, familjarja e parë që kalon kufirin që nga Lufta e Koresë
Kim Yo-jong, motra e dikatorit koreanoverior Kim Jong-un ka mbërritur në Korenë e Veriut sot në Korenë e Jugut në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore. Yo-jong është pjesëtarja e parë e familjes sunduese të Phenianit që kalon zyrtarisht kufirin shtetëror që nga Lufta e Koresë.
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.