Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas. Sipas burimeve amerikane që referon “CNN” raketa e lëshuar sot, që mund të shërbejë për transport satelitësh, është e aftë të mbajë edhe koka bërthamore. Ajo ka rreze prej 10 mijë km dhe përfshin kështu në rreze edhe territorin amerikan. Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë një takim urgjent me kërkesë të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, për të shqyrtuar situatën e krijuar.
Add new comment