satelite
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.
Gjenden tri sfera metalike në Vietnam, ende të paidentifikuara se çfarë janë
Ministria e Mbrojtjes e Vietnamit po heton origjinën e treo sferave metalike që ranë nga qielli në veri të vendit. Më i madhi nga objektet peshonte 45 kg dhe u gjet në prvincën e Tuyen Quang. Një objekt tjetër peshonte 25 kg dhe siç raporton një media vendase, banorët janë shprehur se kanë dëgjuar një zhurmë të ngjashme me atë që pason rrufenë pak përpara se objektet të gjendeshin. Një hetim i deritanishëm i ka përcaktuar objektet si kompresorë ajri të ndonjë avioni apo rakete. Vietnamezët mendojnë se ato janë të prodhimit rus dhe nuk paraqesin rrezikshmëri.