leshimi
Ditën e prishjes së Cirkut të Tiranës, kryeministri Rama njofton për lëshime satelitësh, Albania 1/2
Niveli i karragjozllëkut të kryeministrit të Shqipërisë dhe dashurisë së pakufishme për teatër dhe marketing ka mbërritur sot në një tjetër nivel, teksa Edi Rama shpërndan në Facebook një video ku nuk duket askush,. Veç një iPad që manipulon plane lëshimi raketash dhe dy zëra që komunikojnë për lëshimin e dy satelitëve: Albania 1 dhe Albania 2. Një prej zërave është Edi Rama që shet kështu pa dhënë asnjë hollësi fabulën e Shqipërisë në hapësirë, një tjetër ëndërr kazani dhe demagogji mejhaneje siç është Shqipëria.
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.
I forti Kim Jong Un shfaqet në video duke parë testim rakete
Tri ditë pas Korea e Veriut njoftoi shpërthimin e një bombe me hidrogjen, është shpërndarë një tjetër video. Aty shfaqet kreu i shtetit Kim Jong Un duke parë një raketë që del nga uji shoqëruar me komente me tone luftarake. Në video thuhet se lëshimi i raketës dhe pamjet janë të muajit dhjetor 2015 dhe mendohet se testi është kryer afër Sipo, në Detin e Japonisë që lag Korenë e Veriut. Mediat koreanojugore thonë se video është një përpunim pamjesh nga disa teste, por jo një lëshim i suksesshëm nga një nëndetëse.
Një ashensor 20 km i lartë për lëshimin në hapësirë
Një firmë kanadeze, Thoth, synon të ndërtojë një ashensor – kullë, 20 km të lartë, nga i cili do të bëhet lëshimi i raketave në hapësirë. Firma në fjalë ka marrë një patentë nga ShBA për këtë qëllim dhe siç raportohet në media, ndërtimi i kullës – ashensor, do të sjellë kursimin e parave dhe karburantit që nevojiten aktualisht për lëshimin në hapësirë. Kulla, nëse realizojet do të jetë 20 herë më e madhe sesa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.