Një ashensor 20 km i lartë për lëshimin në hapësirë
Një firmë kanadeze, Thoth, synon të ndërtojë një ashensor – kullë, 20 km të lartë, nga i cili do të bëhet lëshimi i raketave në hapësirë. Firma në fjalë ka marrë një patentë nga ShBA për këtë qëllim dhe siç raportohet në media, ndërtimi i kullës – ashensor, do të sjellë kursimin e parave dhe karburantit që nevojiten aktualisht për lëshimin në hapësirë. Kulla, nëse realizojet do të jetë 20 herë më e madhe sesa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa. Ajo mendohet të realizojë lëshime me një fazë për në orbitë(duke shmangur shpejtësitë fillestare të shkëputjes nga Toka) dhe duke shërbyer edhe si pikë furnizimi për raketat ëë do të bëjnë ulje në të.
http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3198474/Going-Space-eleva...
Add new comment