hapesire
Irani lëshon në hapësirë satelitin Chamran-1
Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.
"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.
Në hapësirë mbeten aleatë
Moska dhe Uashingoni kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e bashkëpunimit në hapësirë, gjë që lejon kozmonautët rusë dhe astronautët amerikanë të eksplorojnë së bashku hapësirën.
Të shtunën, kryeministri rus Mikhail Mishustin miratoi propozimet, duke zgjatur marrëveshjen deri në fund të vitit 2030. Sipas një zyrtari, marrëveshja parashikon "kërkimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore" për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.
Kongresi amerikan financon projektin e NASA-s për krijimin e habitateve në hapësirë
Kongresi amerikan ka vendosur të financojë Agjencinë Hapësinore Kombëgtare, NASA, për misionet të gjatra në hapësirë dhe krijimin e habitateve. Viti kufi është 2018, brenda të cilit NASA duhet të provojë veten sesi e mendon hulumtimin aftagjatë në hapësirë përmes misioneve kozmike që zgjasin me dekada. Paketa financaiare është integruar me programin e Sistemeve të Eksplorimeve të Avancuara, që merr nga buxheti 350 milionë dollarë, nga të cilat 55 milionë dollarë do të shkojnë për projektimin e një prototipi që do të duhet të eksplorojë kozmosin.
Miniera në Hënë apo në trupa qiellorë nuk është më fantashkencë/Kongresi amerikan miraton ligjin
E kemi parë shpesh në filmat fantastikoshkenorë, por tani po i afrohet realitetit. Shfrytëzimi i pasurive minerare jashtë Tokës ka së fundmi edhe një bazë ligjore. “Space.com” raporton se Kongresi amerikan ka miratuar një ligj që lejon kompanitë amerikane të marrin në pronësi dhe të shesin materiale që mund t’i nxjerrin nga Hëna, asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë. “Është një sinjal për çdokënd se shfrytëzimi dhe eksplorimi i hapësirës po ndodh tani. Nuk është diçka e të ardhmes së largët.
Video/Pse mjegullohet shikimi në hapësirë?
NASA publikon këtë video ku shpjegohet se përse në hapësirë shikimi i njeriut mjegullohet. Një hipotezë është graviteti i ulët, por ky problem duhet zgjidhur përpara se misionet njerëzore të shkojnë në Mars. Deri më tani astronautët kanë përdorur syze të posaçme korrigjuese.
Njerëzimi në hapësirë. Modele të kolonive njerëzore në kozmos, sugjeruar nga NASA në vitet '70
Në vitet ’70 NASA organizi disa shkolla verore për të eksperimentuar dizenjimin e kolonive hapësinore të së ardhmes. Dhe artistët prezantuan ilustrimet e tyre. Secili me madhësinë e një qyteti kalifornian, të vetëmjaftueshëm, me gravitet artificial, disa me klimë artificiale, ku njerëzit mund të jetonin gjithë jetën e tyre. U prezantuan tre tipe kryesore: rrethor, sferë dhe cilindrik. Më poshtë fotot që janë publikuar nga NASA:
Një ashensor 20 km i lartë për lëshimin në hapësirë
Një firmë kanadeze, Thoth, synon të ndërtojë një ashensor – kullë, 20 km të lartë, nga i cili do të bëhet lëshimi i raketave në hapësirë. Firma në fjalë ka marrë një patentë nga ShBA për këtë qëllim dhe siç raportohet në media, ndërtimi i kullës – ashensor, do të sjellë kursimin e parave dhe karburantit që nevojiten aktualisht për lëshimin në hapësirë. Kulla, nëse realizojet do të jetë 20 herë më e madhe sesa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.