Miniera në Hënë apo në trupa qiellorë nuk është më fantashkencë/Kongresi amerikan miraton ligjin

Postuar në 25 Nëntor, 2015 20:24

E kemi parë  shpesh në filmat fantastikoshkenorë, por tani po i afrohet realitetit. Shfrytëzimi i pasurive minerare jashtë Tokës ka së fundmi edhe një bazë ligjore. “Space.com” raporton se Kongresi amerikan ka miratuar një ligj që lejon kompanitë amerikane të marrin në pronësi dhe të shesin materiale që mund t’i nxjerrin nga Hëna, asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë.  “Është një sinjal për çdokënd se shfrytëzimi dhe eksplorimi i hapësirës po ndodh tani. Nuk është diçka e të ardhmes së largët. Ju po dëshmoni historinë që po realizohet”, citon “space.com”, Chris Lewicki, president dhe kryeinxhinier i Planetary Resources. Kompanitë që do të angazhohen me këto sipërmarrje detyrohen të adoptojnë standardet e sigurisë së fluturimeve kozmike. Diçka e re në botë,  e cila po kthehet në biznes. Dhe me t’u kthyer në biznes gjërat lëvizin më shpejt. Jeff Bezos i “Amazon” dha shenja të qarta së fundmi me lëshimin dhe uljen në tokë të “Blue Origin” dhe ai është ndër më të njohurit. “Space.com” shkruan se ka shumë investitorë të intersuar në këtë fushë. 

http://www.space.com/31177-space-mining-commercial-spaceflight-congress....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.